Gjorgievska: Me angazhim të përbashkët ta nxitim dhe ta mbështesim veprimtarinë shkencore-kërkimore të grave

11 Shkurt 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, me rastin e 11 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, sot mbajti fjalim në evenimentin edukativ, qëllimi i të cilit është nxitja e vetëdijes publike në shoqëri mbi rëndësinë e mbështetjes dhe të pjesëmarrjes së grave në shkencë, si dhe promovim të grave të cilat kanë qenë pioniere në fushën e njohurive dhe shkencës.

Në fjalimin, Gjorgievska iu referua arritjeve historike të grave në shkencë dhe hulumtime, duke përmendur: Maria Skllodovska Kiri, Irene Zholio Kiri, Rosalind Frenklin Sesilia Pejn-Gapokçin, Rejçëll Karson dhe kontributin e tyre në zhvillimin e shkencës, zhdukjen e sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për miliona njerëz në botë.

“Nëpërmjet kësaj, ato ndryshuan jo vetëm paradigmat shkencore por edhe sociale për vendin dhe rolin e gruas në arsim, kërkim dhe shkencë. Shumë prej tyre u ballafaquan me stereotipa, paragjykime dhe pengesa. Ato e kanë kaluar pjesën më të vështirë të rrugës që brezat e ardhshëm të grave të përfshihen në mënyrë më të barabartë në kërkimin shkencor të së vërtetës. Ne jemi të gjithë sot këtu falë besimit të tyre të palëkundur në barazinë midis grave dhe burrave”, tha Gjorgievska.

“Qëllimi i kësaj dite ndërkombëtare është edhe heqja e pengesave të mbetura për një përfshirje më gjithëpërfshirëse të grave dhe vajzave në shkencë. Kurse kjo është e domosdoshme nëse dëshirojmë të arrijmë me të vërtetë Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara”, tha Gjorgievska.

Ajo theksoi se përqindja e grave hulumtuese që merren me hulumtime në zonat STEM në Maqedoninë e Veriut është ndër më të lartat në Evropë dhe se një numër i madh publikimesh shkencore në vitin e kaluar janë botuar nga gratë, por kjo nuk do të thotë se janë zgjidhur të gjitha çështjet e hidhura dhe se mundësitë e barabarta ekzistojnë në tërësi.

“Edhe pse në vitin 2018 në nivel global 44% e doktorantëve ishin gra, megjithatë, pjesa e grave midis studiuesve dhe profesionistëve është mjaft më e ulët. Vetëm 2% e kapitalit u investua në startapet e themeluara nga gratë. Me fjalë të tjera, edhe pse shumë gra tani kanë mundësinë për të marrë një arsim cilësor dhe të nivelit të lartë, ato nuk kanë gjithmonë mundësinë të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në projekte specifike kërkimore-shkencore dhe zhvillimore dhe të përparojnë në mënyrë të barabartë në botën akademike”, tha Gjorgievska duke shtuar se gratë në zonat STEM paguhen më pak se burrat dhe se pandemia kovid-19 e ka zmadhuar këtë hendek.

Sipas saj, një pabarazi e tillë është pengesë për zhvillimin dhe përparimin e përgjithshëm të shoqërive, por edhe arsye për mungesën e madhe të profesionistëve dhe studiuesve në fushat kryesore të teknologjisë digjitale, për të cilat është e nevojshme që sa më shumë gra t’u përkushtohen këtyre fushave në të ardhmen.

“Kemi nevojë për angazhim afatgjatë. Duhet të investojmë në një sistem arsimor që ofron mundësi të barabarta për të gjithë, t’i inkurajojmë vajzat të jenë pjesë e shkencës dhe si shoqëri të ofrojmë mekanizma për të mbështetur gratë që të jenë pjesë e më shumë hulumtimeve shkencore. T’i promovojmë historitë e suksesshme dhe t’i mbështesim hulumtueset e reja që duan të arrijnë  përparim individual në arsim dhe shkencë. “Të iniciojmë platforma, programe dhe inkubatorë për gratë dhe vajzat hulumtuese”, theksoi Gjorgievska.

Në suazat e këtij evenimenti të organizuar nga “Rrjeti i Grave në Shkencë”, u mbajtën disa panel-diskutime me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave të përfshira në proceset kërkimore-shkencore, si dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe shtetërore.

Gjorgievska e përshëndeti rolin dhe entuziazmin e “Rrjetit të Grave Shkencëtare” dhe shprehu bindjen se me angazhimin e përbashkët të shtetit, bashkësisë akademike dhe bashkësisë së biznesit, mund të kemi sukses dhe të motivojmë brezin e ardhshëm të vajzave që t’i përkushtohen shkencës dhe të japin më të mirën e tyre për zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe njerëzor të shoqërisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....