Gjorgievska: Me lidhjen e grave dhe vajzave shkencëtare në shoqëri, politikë dhe shkencë deri te sinergjia dhe përfaqësimi i tyre më i madh

7 Shkurt 2023 | Kumtesat

Me iniciativë të bashkëshortes së Presidentit Elizabeta Gjorgievska, kurse me rastin e Ditës Ndërkombëtare të grave dhe vajzave shkencëtare, sot u mbajt diskutimi në panel në hapësirat e Qendrës për transferim të teknologjive dhe inovacioeneve – INOFEIT në Suazat e Fakultetit të elektrotektnikës dhe teknologjive informatike – FEIT në UKEM.

Duke folur para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit shprehu kënaqësinë që ky eveniment po kalon në traditë dhe ai është promovim i grave dhe vajzave në fushën e shkencës.

“Këtë vit kjo ditë i kushtohet realizimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe internacionalizimit të grave dhe vajzave në shkencë, si dhe lidhjes së shkencëtareve në shoqëri, në politikë dhe shkencë, të krijohet një sinergji dhe të kemi përfaqësim më të madh të grave”, theksoi Gjorgievska.

Bashkëshortja e Presidentit theksoi se shteti ynë, Maqedonia e Veriut, është një prej udhëheqësve sipas numrit të grave dhe vajzave që përfundojnë shkallët më të larta, magjistrim dhe diplomim përkatësisht 52,3% e grave dhe vajzave në shkencë, por edhe se mandej gjatë zhvillimit të mëtejshëm gratë nuk e arrijnë disi maksimumin në potencialin e vet, kështu që në titujt më të lartë zvogëlohet përqindja e grave dhe vajzave në shkencë.

Duke theksuar se këtë vit kjo ditë u kushtohet edhe grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara të cilat merren me shkencë sesi ato ballafaqohen me vështirësitë të cilat i hasin në rrugën e vet, Gjorgievska tha se kuptimin e realizimit të qëllimit të Kombeve të Bashkuara – Leave no one behind, duhet t’u kushtojmë vëmendje edhe këtyre grave dhe vajzave.

Në këtë eveniment folën edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, Hristina Spasevska, prorektorë e arsimit në UKEM, Kaltrina Zekolli Shairi, docente për të drejtën familjare në Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup dhe përfaqësuese e “Rrjetës së grave në shkencë”, Ema Ananievska pianiste e diplomuar dhe studente në studimet pasuniversitare për edukim special dhe rehabilitim, vështirësi specifike gjatë mësimit, Gordana Georgievsa, doktor specialist për kirurgji plastike dhe rikonstruktive dhe Simona Nikollova, doktor teknolog për teknologji të kauçukut dhe gomës dhe produktit dhe projekt menaxhere në Tehnoguma – Nikollov.

Shkencëtaret dhe pjesëmarrëset  pranishme nëpërmjet lidhjes onlajn diskutuan mbi shumë tema që lidhen me sfidat e tyre profesionale dhe personale në punën e përditshme shkencore-hulumtuese, si dhe arritjet në kontekstin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Këtë vit shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në shkencë ka për qëllim ta lidhë bashkësinë ndërkombëtare me gratë dhe vajzat shkencëtare, duke i përforcuar lidhjet midis shkencës, politikës dhe shoqërisë në vendosjen e pozicionimit strategjik në lidhje me Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe në pasqyrën e Forumit të përhershëm politik të nivelit të lartë ku do të përfshihet edhe punëtori shkencore për vajzat e verbra dhe sesioni i kolegëve të verbër shkencëtarë me temë: “Shkenca e Alfabetit të Brajit: bërja shkencë është e qasshme”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit