Gjorgievska në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave Shkencëtare: Duhet të punojmë së bashku në tejkalimin e barrierave për vajzat dhe gratë në shkencë

11 Shkurt 2021 | Kumtesat

Me iniciativë të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, kurse me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave Shkencëtare, sot u mbajt debat me temë “Sfida profesionale dhe personale me të cilat ballafaqohen shkencëtaret në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit tha se shënimi i kësaj dite është mundësi mbi ngritjen e vetëdijes publike mbi nevojën e zmadhimit të numrit të grave dhe vajzave shkencëtare. “Duke u mundësuar mundësi të barabarta për arsim vajzave ne i nxitim që të mos e lënë procesin e arsimit dhe në të ardhmen të jenë pjesë e shkencës”, theksoi Gjorgievska, duke shtuar se duhet të punojnë të gjithë së bashku në tejkalimin e barrierave për vajzat dhe gratë në shkencë.

“Më shumë gra në shkencë është një temë e rëndësishme e Agjendës 2030. Deri në vitin 2030 vendet në botë duhet të ndërtojnë një infrastrukturë rezistente, të promovojnë industrializim inkluziv dhe të qëndrueshëm dhe të nxitin inovacionin. Ky qëllim nuk mund të realizohet pa mundësi të barabarta për gratë shkencëtare dhe hulumtuese. Qasja e pabarabartë e grave dhe vajzave në Fushat STEM është një pengesë e zhvillimit të qëndrueshëm. Me kontributin e vet, gratë shkencëtare mund ta përshpejtojnë tempin dhe të ndihmojnë të kompensohet koha e humbur në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Gjorgievska.

Duke folur se në shtet numri i shkencëtareve në disiplina të caktuara akademike është në nivel më të lartë se në shumë vende të tjera, Gjorgievska theksoi se për rezultate më të mira nevojitet angazhim afatgjatë nëpërmjet investimit në sistemin arsimor i cili do të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë. Duhet t’i nxitim vajzat të bëhen pjesë e shkencës, theksoi ajo duke shtuar se si shoqëri duhet të sigurojmë mekanizma me të cilat do të përkrahen gratë që të jenë pjesë e shumicës së kërkimeve shkencore.

“Besoj se me angazhim të shtetit, bashkësisë akademike dhe bashkësisë së biznesit, mund t’ia dalim mbanë. Të nxitim platforma, programe dhe inkubatorë për gra dhe për vajza hulumtuese në fushat STEM. Të synojmë një shoqëri dhe një sistem arsimor që do t’i inkurajojë vajzat të studiojnë në fushat STEM, kurse kështu ta japin dhe maksimumin nga vetvetja që të jenë një shembull pozitiv jo vetëm për gjeneratën e vet por edhe për gjeneratat e ardhshme. Të jemi katalizatorë të ndryshimeve për një shoqëri më të mirë për secilin prej nesh”, theksoi bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska.

Duke diskutuar mbi sfidat e natyrës institucionale, Elisabeta Bajrami Ollogu, ligjëruese dhe udhëheqëse e Departamentit për punë sociale dhe politikë sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup e theksoi nevojën për më shumë qendra kërkimore, si dhe për mbështetje financiare më të madhe për doktorantët nga fusha kërkimore.

Prof. dr. Jasmina Petreska Stanoeva, profesoreshë inordinare në Fakultetin e Shkencave Matematikore dhe Natyrore duke folur për dimensionin gjinor në shkencë theksoi se vajzat që të vogla duhet të inkurajohen që të hulumtojnë. Sipas saj, kultura e mentorimit duhet të ngrihet në nivel shumë më të lartë dhe si mentorë të vajzave të reja në mjedisin akademik duhet të jenë të hapura në lidhje me sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në shkencë.

Në këtë eveniment hibrid, morën pjesë shkencëtare të cilat diskutuar mbi shumë tema duke folur edhe mbi sfidat e personale dhe profesionale me të cilat ballafaqohen, mbi ndikimin e pandemisë kovid-19 në punën e tyre të përditshme, si dhe për përfshirjen e shkencëtareve në arsimin e lartë dhe punën shkencore.

Tema e evenimentit virtual të sivjetshëm në Kombet e Bashkuara për shënimin e 6-të të Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave Shkencëtare është: “Jashtë kufijve: Barazia në shkencë për shoqërinë”, me fokus të veçantë mbi vlerën e aspekteve sociale dhe dimensioneve kulturore në shkencë, teknologji dhe inovacion për përmirësim të programeve për zhvillim të qëndrueshëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....