Gjorgievska: Obligimi ynë i përbashkët është krijimi i udhërrëfyesit nëpër të cilin pa frikë dhe ndjenjë vlerës më të vogël për vetveten do të hapërojnë fëmijët dhe të rinjtë tanë

24 Nëntor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në evenimentin me rastin e 20 vjetorit të studimit ndërkombëtar “Sjellje lidhur me shëndetin e fëmijëve të moshës shkollore (11, 13 dhe 15 vjet) në Republikën e Maqedonisë së Veriut” që u mbajt nën kujdesin e saj në Kabinetin e Presidentit.

Mbartës i këtij studimi ndërkombëtar longitudinal është Qendra për aksion psikosocial dhe të krizës – Malinska me mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillim të Arsimi, kurs eajo zbatohet në 51 vende të Evropës dhe Amerikës së veriut. Në vendin tonë, këtë vit ky hulumtim i krye për herë të gjashtë në ekzemplar nacional prej 5140 nxënësish në gjuhët mësimdhënëse më të përfaqësuara, maqedonisht dhe shqip, në moshë nga 11, 13 dhe 15 vjet.

Në fjalimin e vet para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit theksoi se është e rëndësishme të flitet dhe hulumtohen ndryshimet në sjelljen dhe stilin jetësor të të rinjve, rolin e më të afërmve, të bashkëmoshatarëve të tyre, të institucioneve arsimore dhe shëndetësore, kulturës, përditshmërisë dhe rrethinës, në zhvillimin dhe përparimin e shëndetit si dhe pjesëmarrjen e në të riu si individ në fitimin e shprehive për përparimin e jetës së vet.

“Angazhimi im si punonjës shëndetësor i cili kujdeset për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve, e vërteton nevojën e analizimit dhe njohjes së ndryshimeve në sjelljen e të rinjve dhe të stilit të tyre jetësor për edukim më përkatës dhe këshillim për mjekim parandalim dhe mbrojtje të shëndetit ose të gjendjeve të ardhshme potenciale të cilat kanë ndikim mbi zhvillimin e tyre të tërësishëm”, theksoi Gjorgievska.

Duke e uruar 20-vjetorin e zbatimit dhe 40-vjetorin e themelimit të këtij studimi, bashkëshortja e Presidentit i falënderoi hulumtuesit për punën dhe përpjekjet, si dhe për mendimet e shprehura dhe kontributin në gjetjet e studimit të nxënësve duke shtuar se nuk duhet të gjitha palët e prekura të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e shëndetit të fëmijëve dhe të rinjtë, si institucionet përkatëse, edukatorët, mjekët, psikologët, punonjësit socialë dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të përfshirë në këtë proces si kreatorë të sjelljes së tyre të tanishme dhe të ardhshme.

“Obligimi ynë i përbashkët është të krijojmë udhërrëfyes nëpër të cilin do të hapërojnë pa frikë dhe pa ndjenjë të vlerës më të vogël fëmijët dhe të rinjtë tanë. Është obligimi ynë t’i mbrojmë, edukojmë, t’u japim mbështetje pa kushte në zhvillimin e tyre, t’i përfshijmë në krijimin e politikave të cilat i tangojnë, t’i informojmë drejt, t’i dëgjojmë nevojat e tyre dhe t’i inkurajojmë dhe drejtojmë në marrjen e vendimeve të tyre për ndërtimin e shprehive të shëndetshme jetësore dhe të jetës”, rekomandoi  bashkëshortja e Presidentit.

Në këtë eveniment morën fjalën edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dhe Lina Qostarova-Unkovska, drejtoreshë e Qendrës për aksion psikosocial dhe për krizën – Malinska, kurse u prezantuan edhe rezultatet e shkëmbimit – trendet e indikatorëve të shëndetit nëpër periudhë më të gjatë dhe u janë dhënë mirënjohje dhe certifikata  individëve, institucioneve dhe organizatave që dhanë kontributin e vet për këtë studim.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....