Gjorgievska: Përgjigja e vetme adekuate për urrejtjen ndaj të ndryshmes është respektimi i dinjitetit të të ndryshmëve

20 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në promovimin e fushatës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Maqedoninë e Veriut me titull “Blloko urrejtjen. Ndaj dashuri!” në suazat e programit “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

Në fjalimin e saj, bashkëshortja e Presidentit, tha se përgjigja e vetme adekuate për urrejtjen ndaj të ndryshmes është respektimi i dinjitetit të të ndryshmëve duke e bllokuar kështu urrejtjen dhe ndajmë dashuri si kujdes për dinjitetin e lindur të të lëndueshmëve.

Gjorgievska theksoi se të gjitha shtetet dhe shoqëritë e lira dhe demokratike po ballafaqohen me sfidën si të ballafaqohen me gjuhën e urrejtjes pa e kufizuar lirinë fondamentale njerëzore të gjuhës.

“Besoj se kjo mund të arrihet vetëm me përdorim të përgjegjshëm të lirisë së fjalës. Asnjë e drejtë njerëzore nuk është ekskluzive, por është e përbashkët. E drejta për njërin është e drejtë edhe për tjetrin dhe obligim i përbashkët për të gjithë anëtarët e shoqërisë. Ta bllokojmë së bashku, në mënyrë solidare urrejtjen dhe të japim dashuri dhe kështu të ndërtojmë një shoqëri të drejtë të çliruar nga paragjykimet”, tha Gjorgievska.

Fushata ka për qëllim të prekë qytetarët të cilët jetojnë në Ballkanin Perëndimor, duke dërguar mesazhe mbi rreziqet nga gjuha e urrejtjes në shoqëritë tona duke e prezantuar dashurinë si alternativë të urrejtjes. Në këtë fushatë përdoren dëshmi dhe në të janë përfshirë edhe personalitete publike të cilat janë të njohura në rajon.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....