Gjorgievska: Shëndeti mental i të rinjve duhet të jetë prioriteti ynë kolektiv

24 Qershor 2022 | Kumtesat

Me iniciativë të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, në Kabinetin e Presidentit u mbajt diskutim në panel me temë “Të rinjtë dhe shëndeti mental”, me qëllim që të ngrihet vetëdija për shëndetin metal të të rinjve.

Në këtë eveniment foli edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, dhe u prezantua hulumtimi i kryer në bashkëpunim me studentët e Fakultetit filozofik “Të rinjtë dhe shëndeti mental. Sa të përgjegjshëm jemi për nevojat e të rinjve?”.

Panelistë në këtë eveniment ishin Stole Bajraktarov, drejtori i klinikës së psikiatrisë, Aleksandra Filipova, menaxhere për zhvillim strategjik nga KNRM-ja, Radmilla Zhivanoviq, psikologe dhe psikoterapeute nga OJQ Metamorfozis, Bojan Kordallov, komunikolog dhe koordinator i Programit IDUEP Institut dhe Hristijan Tomovski, bashkëthemelues dhe trajneri kryesor në “Basmenet”.

Në këtë diskutim në panel morën pjesë të rinjtë nga Këshilli nacional rinor i Maqedonisë, nga Këshilli i gjimnazistëve dhe nga Shoqata e studentëve të mjekësisë.

I nderur ministër i Shëndetësisë, Bekim Sali,

Të nderuar studentë,

Të nderuar të pranishëm,

Më gëzon fakti, që sot ne jemi nikoqirë në këtë diskutim në panel kushtuar të rinjve dhe shëndetit mental, temë për të cilën nuk flitet kaq shpesh, kaq zëshëm dhe hapur, kurse e cila si gjendje nuk duhet të anashkalohet dhe nënvleftësohet dhe e cila për fat të keq, në dy vitet e fundit të vështira pandemike po merr vrull më të madh te popullata e re.

Më lejoni të shpreh mbështetje të fuqishme që këtë çështje ta adresojmë pikërisht te të rinjtë të cilët i përkasin një grupi të rrezikuar dhe të cilët para së gjithash për shkak të përvojës më të vogël jetësore e kanë më të vështirë të ballafaqohen me situata krize.

Shumë të rinj gjatë pandemisë u ballafaquan me një përditshmëri të çrregulluar, me izolim, me mungesë të kontakteve sociale me moshatarët e tyre, që shkakton ndjenjë të vetmisë, frikës, ankthit dhe depresionit. Gjendjet e tilla çojnë në lodhje mentale, emocionale dhe fizike.

Secili prej nesh reagon dhe i përgjigjet ndryshe stresit kronik. Disa arrijnë të ballafaqohen me situata krize, por për fat të keq një pjesë zhvillojnë simptoma afatgjata të cilat mund të shkaktojnë disfunksionim kronik.

Pa shëndet mental, nuk mund të flasim se jemi tërësisht të shëndetshëm. Pikërisht shëndeti mental na mundëson fleksibilitet dhe të përshtatemi dhe të ballafaqohemi me vështirësitë dhe stresin. Kur shëndeti ynë mental është i çrregulluar, fillojmë ta humbim fleksibilitetin dhe të anashkalojmë të ballafaqohemi me problemet.

Prandaj shëndeti mental duhet të jetë prioriteti ynë kolektiv. Që t’u përgjigjemi nevojave të të rinjve, që të ballafaqohen më lehtë me sfidat me të cilat ballafaqohen dhe do të ballafaqohen në të ardhmen, si dhe që t’i parandalojmë dukuritë negative, duhet të punojmë vazhdimisht në ngritjen e vetëdijes mbi shëndetin mental të të rinjve.

Në këtë proces duhet të involvohen dhe të japin kontribut të gjitha subjektet relevante, shëndetësore por edhe arsimore. Të gjithë ne jemi individualisht, por edhe institucionalisht përgjegjës të ndërtojmë një bashkësi të shëndetshme mentale. Nëpërmjet promovimit të shëndetit mental në shkolla, nëpërmjet mësimit të shkathtësive emocionale dhe sociale, dhe më e rëndësishmja nëpërmjet sigurimit të qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore për shëndet mental për të gjithë, sidomos për kategoritë vulnerabile.

Para pak kohe mora pjesë në një punëtori kushtuar pikërisht kujdesit të shëndetit mental, më saktë e aq. “Burn out syndrome” – Sindroma e djegies.

Jam e bindur se këto punëtori, sesione pa pagesë me psikologë, udhëzues profesionalë, do ta ndryshojnë perceptimin në shoqërinë maqedonase, do të ndihmojnë në heqjen e stigmës mbi shëndetin mental, dhe do t’i ndihmojnë të rinjtë të marrin këshilla të mira dhe praktike për kujdesin ndaj shëndetit të tyre mental.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....