Gjorgievska: Të japim mbështetje në luftën kundër dhunës së bazuar në gjini

14 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot u mbajt evenimenti “Të bashkuar kundër dhunës së bazuar në gjini” me qëllim të mbështetjes së Rrjetit nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje”

Në këtë eveniment mbajti fjalim bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, kurse për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Rrjeti nacional, prezantim mbajtën Elena Dimuçevska, drejtoresh ekzekutive e Rrjetit nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje. Për shërbimet të cilat i sigurojnë qendrat e grave në Shkup dhe në Tetovë, folën punonjësja sociale Bojana Llazarevska dhe psikologja Nebahat Imeri.

Përveç përfaqësuesve të Rrjetit nacional, në këtë eveniment morën pjesë edhe përfaqësues të korit diplomatik, të Zyrës së Kombeve të Bashkuara, të sektorit qytetar në vend, si edhe përfaqësues të bashkësisë së biznesit dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore.

Hulumtimet dëshmojnë se në Maqedoninë e Veriut çdo e treta grua ka përjetuar ndonjë formë të dhunës së bazuar në gjini dhe/ose të dhunës familjare. Statistikat dëshmojnë se numri prej 1500 viktimash të reja të viktimave të evidentuara të dhunës çdo vit, por numri është përafërsisht vetëm 2% e rasteve reale të dhunës në shtetin tonë. Gjysma e grave kanë qenë viktima të dhunës nga partneri intim, çdo grua e dytë është viktimë e dhunës psikologjike, kurse një në 7 gra është viktimë e dhunës fizike ose seksuale.

Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje prej vitit 2020 siguron shërbime këshilluese për gratë dhe fëmijët viktimë të dhunës, kurse në vitin 2021 i hapi qendrat e para për gra për mbështetje në Shkup dhe Tetovë, ku deri më tani është siguruar ndihmë dhe mbështetje për mbi 600 gra dhe fëmijë viktima të dhunës. Qëndrueshmëria e tyre financiare është me rëndësi të jashtëzakonshme për këtë kategori vulnerabile, por edhe për zhvillimin e sistemit të tërësishëm të mbrojtjes nga dhuna e bazuar në gjini në shoqërinë tonë.

Në vijim është fjalimi i Elizabeta Gjorgievskës:

Të nderuar të pranishëm,

Ju falënderoj sinqerisht që iu përgjigjët pozitivisht ftesës sonë, që të dërgojmë së bashku mesazh se jemi të bashkuar në luftën kundër dhunës të bazuar në gjini – luftë e cila vazhdon dhe për të cilën nevojiten të ndërmerren me përkushtim hapa strategjikë dhe taktikë sensibilizues.

Dhuna e bazuar në gjini, nuk është vetëm temë, për të cilën duhet të debatojmë. Ajo është realitet për shumë bashkëqytetaret tona dhe përditshmërinë të cilën e jetojnë shumë gra, vajza, nëna.. dhe nuk mjafton të dëshmojmë vetëm empati ose vetëm t’i dënojmë këto dukuri. Që të arrijmë sukses të vërtetë në luftën kundër dhunës së bazuar në gjini, nevojitet qasje e koordinuar e të gjitha institucioneve relevante me qëllim që të sigurohet mbrojtje efektive e viktimave nga format e ndryshme të dhunës, siç edhe nevojitet të punohet në krijimin e mekanizmave për mbështetje dhe riintegrim të viktimave në shoqëri.

Jo rastësisht përmenda forma të ndryshme të dhunës, sepse më shpesh kur flasim për dhunën në familje, mendojmë për dhunën fizike. Shumë rrallë flasim për dhunën psikologjike, seksuale, ekonomike, të cilat fshihen nën hijen e dinamikave dominuese, jo rrallë patriarkale, kulturore dhe shoqërore. Këto forma të dhunës, kanë gjithashtu pasoja afatgjata mbi viktimat si edhe dhuna fizike, por janë në zonën gri dhe për to nuk ekziston pothuajse asnjë lloj evidence, sepse para së gjithash ekzistenca e tyre vështirë se dëshmohet para organeve gjyqësore, kështu që viktimat shpesh nuk marrin guxim ta paraqesin, për shkak të turpit të shkaktuar nga stereotipat stigmatizues kulturorë, por edhe për shkak të linjës së rezistencës më të ulët mbyllen sytë për këtë dhunë dhe ajo injorohet.

Të nderuar,

Nëse sigurohen mekanizma institucionalë të sigurt për mbështetjen e viktimave dhe nëse zbatohen protokolle për shërbime të specializuara, nëse kemi zgjidhje juridike në dobi të viktimave, si dhe përfaqësim më të madh të grave në tregun e punës, që do të jetë baza për përforcimin e tyre ekonomik, kurse nëpërmjet kësaj edhe për pavarësim si dhe gjendjen sociale, do të arrijmë në masë të madhe të ndihmojmë në riintegrimin, rehabilitimin e viktimave, duke parandaluar kështu përsëritjen e dhunës, ose përsëri dhunën e re. Prandaj, turpi nga rrethina, mosbesimi në institucionet dhe frika se asnjëherë nuk do ta fitojnë drejtësinë, varësia ekonomike, edukimi i pamjaftueshëm për të drejtat e veta të njeriut, janë çështjet kryesore të cilat duhet të adresohen gjerësisht nga shumë faktorë qytetarë.

Mandej, ne si shtet, për fat të keq, ballafaqohemi me kapacitetet të kufizuara institucionale, financiare dhe njerëzore, që e imponojnë nevojën për dyfishim të përpjekjeve dhe gjetjen e mënyrave shtesë për ndihmë dhe mbështetje të viktimave të dhunës së bazuar në gjini.

Më lejoni, të theksoj se nga aspekti normativ është arritur përparim i theksuar, që me të vërtetë është për t’u përshëndetur. Dhe fushatat e vazhdueshme rezultuan në masë të madhe me ngritjen e vetëdijes publike, kurse realisht hapin më të madh përpara e bëmë me miratimin e Konventës së Stambollit, edhe pse është ende janë në vijim ndryshimet dhe plotësimet e legjislacionit nacional, me qëllim që kjo konventë të përjetësohet dhe të operacionalizohet.

Për fat të keq, na shqetëson fakti se në vend në disa vitet e fundit, sidomos në periudhën e pandemisë kovid-19, shënojmë trendë negative dhe zmadhim të regjistruar të viktimave të dhunës familjare.

Në atë drejtim, për respekt janë angazhimet dhe bashkëpunimi i institucioneve publike, sektorit qytetar dhe bashkësisë së biznesit për mundësim të shërbimeve për viktimat e dhunës të bazuar në gjini. Megjithatë, nevojiten angazhime shtesë.

Qendrave të grave të Rrjetit nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, që ofrojnë shërbime të specializuara për viktimat, u nevojitet mbështetje financiare në afat më të gjatë, sepse funksionimi i tyre është me rëndësi të jashtëzakonshme për sistemin e tërësishëm të mbrojtjes nga dhuna e bazuar në gjini në shoqërinë tonë.

Prandaj, qëllimi i këtij evenimenti është jo vetëm të ngremë vetëdijen publike te të gjithë faktorët me përgjegjësi shoqërore, por para së gjithash t’u japim nxitje dhe mbështetje faktorëve të cilët punojnë për mbështetjen e viktimave, i njohin sfidat me të cilat ballafaqohen ata, por dhe problemet të cilat e vështirësojnë luftën kundër dhunës.

Në fund, më lejoni shkurtimisht të përmend një pjesë të statistikës që me ne e shkëmbeu Rrjeti nacional. Ajo është shqetësuese.

“Çdo grua e tretë ka përjetuar ndonjë formë të dhunës së bazuar në gjini dhe/ose dhunë familjare. Çdo vit ka 1500 viktima të reja të evidentuara të dunës, por ky numër është përafërsisht vetëm 2% e rasteve reale të dhunës në shtetin tonë. Gjysma e grave kanë qenë viktima të dhunës nga partneri intim, çdo grua e dytë është viktimë e dhunës psikologjike, kurse një në 7 gra është viktimë e dhunës fizike ose seksuale.”

Këto nuk janë vetëm numra. Këto janë jetë të plagosura njerëzore, të lëna shpesh në margjinat shoqërore, dhe përbëjnë një imazh të trishtueshëm të shoqërisë sonë, kurse për të duhet të ketë zero tolerancë.

Edhe njëherë, ju faleminderit për praninë dhe shpresoj sinqerisht se të gjithë së bashku do të kontribuojmë për ndryshime pozitive.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....