Ambasadori Goce Karajanov

Ambasadori Goce Karajanov

Këshilltar i veçantë për politikë të jashtme

е-mail: [email protected]

telefon: +389 2 3253 114

Biografia

Ambasadori Goce Karajnov i takon gjeneratës më të re të diplomatëve maqedonas të karrierës, të cilët arsimin e lartë e kanë mbaruar në shkolla me renome për diplomaci, nëpër botë. Në vitin 2004 ka diplomuar në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO), kurse po atë vit bëhet edhe pjesë e shërbimit diplomatik maqedonas.

Në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka punuar në shumë sektorë, duke mbuluar marrëdhëniet bilaterale me shtetet evropiane dhe joevropiane, kurse ka qenë i angazhuar edhe në hulumtimet analitike dhe diplomacinë publike.

Në periudhën 2008-2009 si ushtrues i përkohshëm i detyrës ka qenë në shërbimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pragë.

Në vitin 2013 bëhet konsulli i katërt me radhë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Nju-Jork në SHBA, funksion që e kryen deri në mars të vitit 2015.

Katër vjet, nga prilli i vitit 2015 deri në vitin 2019, ishte ambasadori i gjashtë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse.

Ambasadori Karajnov është i martuar, flet rrjedhshëm anglishten, rusishten, serbishten, kurse përdor edhe gjuhën bullgare.