Presidenti Pendarovski e vizitoi familjen dhe shkollën e Ëmbla Ademit

7 Shkurt 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Gostivar e vizitoi familjen e Ëmbla Ademit, si dhe shkollën fillore “Bashkimi” ku Ëmbla e ndjek mësimin.

Me prindërit e Ëmblës biseduan mbi sfidat me të cilat ballafaqohet ajo dhe familja e saj përditë, duke u fokusuar mbi mundësitë për tejkalimin e tyre. Pendarovski i inkurajoi dhe i mbështeti prindërit në luftën e tyre për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me zhvillim atipik dhe e përshëndeti reagimin e shpejtë të Avokatit të Popullit dhe vendimin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi që të ngrejë procedurë për rastin e Ëmblës.

Presidenti e theksoi rëndësinë e ruajtjes së dispozitave ligjore të inkluzionit në arsim, duke e theksuar përgjegjësinë shoqërore sidomos ndaj grupeve të lëndueshme.
Presidenti theksoi se janë të papranueshme sjelljet e atyre të cilët në çfarë do lloj mënyre i rrezikojnë të drejtat e fëmijëve, edhe më tepër kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim atipik. Ata jo vetëm se duhet t’i gëzojnë të drejtat që u takojnë por edhe duhet të ndjehen të barabartë dhe të mirëseardhur në bankat shkollore dhe në oborrin e shkollës. Kjo është detyra jonë si shtet, por edhe si individë, kurse elementi kryesor në këtë mision të përbashkët është empatia. Ajo do t’i ndihmojë fëmijët si Ëmbla, por do të na ndihmojë edhe ne, të mësojmë nga ta, si të gëzohemi sinqerisht, të shkëmbejmë dhe të jemi solidarë, shtoi Presidenti.

“Në këtë shoqëri jemi të gjithë të barabartë. Erdha të jap mbështetjen time dhe ta ngremë vetëdijen se inkluzioni është parimi themelor”, tha Presidenti Pendarovski.

Presidenti foli edhe mbi inkluzionin si synim i cili nuk duhet të mbetet vetëm si deklarative, por edhe nëpërmjet praktikës që të shfrytëzohen potencialet e personave me zhvillim atipik. Paragjykimet në atë kontekst janë pengesa kryesore për ndërtimin e barazisë dhe shoqërisë së drejtë për të gjithë, tha ai.

Presidenti shtoi se ministritë e resorit dhe institucionet kompetente kanë obligim ligjor, por dhe moral që të mundësojnë arsimin inkluziv, ku fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i shkathtësive dhe aftësive te fëmijët me proces të ndryshëm zhvillimor, duke e theksuar senzibilizimin e opinionit për këto çështje.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....