Presidenti Pendarovski në Gostivar: Vaksinimi të zhvillojë vazhdimisht deri në imunizimin e tërësishëm të popullatës

14 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në pikën e vaksinimit dhe në Ndihmën mjekësore urgjente në ISHP Shtëpia e shëndetit në Gostivar.

Presidenti Pendarovski u njoh me protokollet sipas të cilave zhvillohet procesi i vaksinimit në Gostivar dhe rajonin e Gostivarit.

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit, dr. Jamin Sinani, e informoi Presidentin Pendarovski për grupet qëllimore të përfshira momentalisht, ku po vaksinohen qytetarët mbi 77 vjet, me zvogëlim shkallë-shkallë të kufirit të moshës e cila tanimë përfshin personat me moshë mbi 60 vjet, si dhe mbi dinamikën në përputhje me të cilën po imunizohen rreth 50 qytetarë në ditë.

Presidenti Pendarovski bisedoi edhe me punonjësit shëndetësorë të obliguar për zbatimin e vaksinimit, të cilët theksuan se procesi po zhvillohet pa pengesa, sipas kalendarit të imunizimit. Ata të cilët u vaksinuan sot u bënë thirrje të gjithë qytetarëve. dhe të rinjve dhe më të rriturve, të vaksinohen, sepse siç thonë, kështu shpëtojnë jetë. Shprehën kënaqësi nga kushtet dhe kujdesi shëndetësor i dhënë nga personeli i ISHP Shtëpia e shëndetit – Gostivar.

Presidenti e vizitoi edhe njësinë e Ndihmës mjekësore urgjente në suazat e shtëpisë shëndetësore ku me të punësuarit bisedoi për punën e tyre, kapacitetet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen, sidomos gjatë pandemisë me kovid-19. Nga ndihma e shpejtë e informuan mbi numrin e intervenimeve në bazë ditore, lidhur me pandeminë, por edhe me raste të tjera. Në lidhje me imunizimin theksuan se personeli është tashmë i vaksinuar, me përjashtim të të punësuarve të cilët po rimëkëmben nga kovid-19.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga profesionalizmi, përkushtimi dhe sakrifica e treguar nga i gjithë personeli mjekësor në periudhën e kaluar, duke e theksuar nevojën që procesi i vaksinimit të zhvillohet vazhdimisht deri në imunizimin e tërësishëm të popullatës. Në këtë kontekst ai rekomandoi se edhe përgjegjësia personale e çdo qytetari është një parakusht për fitimin më të shpejtë dhe më të sigurt të imunitetit kolektiv.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....