Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores të porsaemëruar të Republikës Helene, Sofia Filipidu

15 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së porsaemëruar të Republikës Helene në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu.

Në këtë ceremoni të dorëzimit të letrave kredenciale Presidenti Pendarovski vlerësoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, u krijua atmosferë konstruktive dhe pozitive në marrëdhëniet midis dy shteteve. Në atë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se Republika e Maqedonisë së veriut do të vazhdojë të jetë aktivisht e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Republikën Helene dhe shprehu pritjen se edhe pala greke do të vazhdojë të bëjë përpjekje në drejtim të zbatimit të kësaj Marrëveshjeje, sidomos në pjesën e zgjerimit të kornizës juridike, e cila, siç vlerësoi Presidenti Pendarovski, është parakusht i rëndësishëm për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në plan bilateral.

“Sot, Maqedonia e Veriut dhe Republika Helene janë aleate në NATO, të dy shtetet i lidh vizioni i përbashkët dhe përkushtimi për paqe, stabilitet, mirëqenie dhe prosperitet ekonomik të Rajonit dhe në suaza globale, si dhe vlerat e afërta kulturore dhe humane, të cilat janë elementët kryesorë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më me prosperitet për qytetarët tanë. Aleanca jonë në NATO merr rëndësi edhe më të madhe për të gjithë rajonin nën dritën e agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën dhe sfidat e shumta të cilat i krijon ai për të gjitha vendet në Evropë, por edhe më gjerë. Në këtë kuptim, integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor Bashkimin Evropian është garanci shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin në këtë pjesë të Evropës”, tha Presidenti Pendarovski, duke e falënderuar për mbështetjen e zëshme të cilën Republika Helene e jep për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja FIlipidu vlerësoi se intensifikimi i takimeve bilaterale në nivel të lartë është dëshmi për shfrimin e zmadhuar midis dy shteteve.

“Greqia është e përkushtuar fuqishëm në përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme dhe miqësinë e sinqertë me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si rrjedhim, presim intensifikim të përpjekjeve për zbatim të tërësishëm, të përpiktë dhe me vullnet të mirë të Marrëveshjes së Prespës. E përshëndesim Maqedoninë e Veriut në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare që e hapi rrugën e integrimit evropian. Greqia i ka mbështetur dhe i ka promovuar gjithmonë ambiciet evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme ta japë ekspertizën e vet për lehtësimin e procesit”, tha ambasadorja Filipidu.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi ambasadores Filipidu zbatim të suksesshëm të funksionit të rëndësishëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...