Sot, Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti Fatmir Bytyqin, zëvendëskryeministër i obliguar për çështjet ekonomike, koordinim të çështjeve ekonomike dhe investimeve, Rejçell Gallovej, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Narine Sahakjan, përfaqësuesen e përhershme dhe koordinatoren e përhershme të OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbi procesin e hartimit të “Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit”.
Në këtë takim u arrit dakordim dhe sinkronizim i iniciativës të ndërmarrë nga Presidenti Pendarovski “MKD2030” me procesin e krijimit të “Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit 2021-2041”.
Procesi do të bazohet në parimet e pronësisë kombëtare, konsultimit të gjerë, integrimit të proceseve ekzistuese për integrim në BE dhe Agjendës 2030, dhe inovacionit.
“SNZH 2021-2041” dhe “MKD2030” përfaqësojnë proces unik gjithëpërfshirës për planifikim, monitorim dhe mbindërtim afatgjatë, në të cilin janë përfshirë dhe do të vazhdojë të përfshihen përfaqësues të të gjitha segmenteve të shoqërisë.
Struktura operative e procesit do të sigurojë përfshirje në nivelet më të larta politike, administrative, shkencore, të biznesit dhe sociale, do të udhëhiqet nga Këshilli Kombëtar i Zhvillimit, i cili do të kryesohet nga Presidenti i shtetit.
Në këtë këshill do të marrin pjesë Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, koordinatorët e partive në Kuvend, si dhe përfaqësues të akademisë, të biznesit, punëtorëve, sektorit joqeveritar dhe të rinjve.
Faza e parë e krijimit të këtij dokumenti strategjik do të financohet nga Ambasada Britanike në Shkup, me mbështetje teknike nga Kombet e Bashkuara nëpërmjet UNDP-së, kurse do të rezultojë në një metodologji dhe strukturë operative e cila do të aplikohet gjatë zhvillimit të strategjisë, e cila do të përfaqësojë fazën e dytë e projektit.