Takimi i Presidentit Pendarovski me Shtefan Holthof-Fertner, ministri për çështje federative dhe evropiane, si edhe ndërkombëtare të Rajnës Veriore-Vestfalia

28 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski u takua me ministrin për çështje evropiane dhe ndërkombëtare të krahinës federative gjermane Rajna Veriuoe – Vestfalia, Shtefan Holthof-Fertner, ku u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Federative e Gjermanisë ndërtojnë vazhdimisht marrëdhënie miqësore dhe partnere.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se bashkëpunimi me Rajnën Veriore-Vestfalinë, krahinën më të madhe federative gjermane e pasuron pa dyshime edhe bashkëpunimin e përgjithshëm bilateral dhe lidhjet miqësore me Gjermaninë, e verifikuar dhe nëpërmjet deklaratës së përbashkët të nënshkruar për bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Rajnës Veriore-Vestfalisë. Në këtë kontekst është riafirmuar edhe bashkëpunimi bilateral i cili edhe përkrah sfidave me pandeminë, është ende në nivel të lartë.

Në fokusin e bisedës ishin eurointegrimet, dosja jonë evropiane në këtë kontekst, si dhe ngjarjet gjeopolitike në fqinjësinë më të gjerë dhe ndikimi i invazionit ushtarak rus mbi Ukrainën, pikërisht në politikën e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Pendarovski duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore gjermane, informoi mbi sfidat e fundit të cilat Maqedonia e Veriut i ka në rrugën drejt BE-së, duke theksuar se hapja e bisedimeve të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, jo vetëm që është një hap i merituar dhe logjik pas vendimit të Këshillit të BE-së në mars të vitit 2020, por në kontekstin e sotëm edhe çështje sigurie e rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, si dhe të vetë Bashkimit. Pendarovski rakomandoi se BE-ja duhet të ndërmarrë hap strategjik dhe qëndrim parimor ndaj vendeve të cilat dëshmuan harmonizim të tërësishëm me politikën e jashtme të Bashkimit, si partnerë të tyre të vërtetë dhe të besueshëm, duke ndarë të njëjtat vlera të botës së lirë dhe demokratike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....