Filloi vizita zyrtare e Presidenti Pendarovski në Republikën e Kroacisë

30 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot në Zagreb u mirëprit me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, duke filluar kështu vizita e tij dyditore në Republikën e Kroacisë.

Pas takimit tet-a-tet të Presidenti Pendarovski me Presidentin Millanoviq, delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë mbajtën mbledhje plenare gjatë së cilës janë vërtetuar marrëdhëniet e sinqerta miqësore dhe dialogu i frytshëm politik midis dy shteteve. U shkëmbyen mendime mbi shumë aspekte të marrëdhënieve bilaterale, u riafirmua interesi konstant për thellimin e tyre të mëtejshëm, kurse përveç të tjerave, bashkëfolësit shqyrtuan edhe çështje me rëndësi për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kroacia është mbështetës i përhershëm i integrimeve tona evropiane dhe gjatë vizitës së Presidenti Pendarovski pritet të riafirmohet mbështetja që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat aderuese me Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski sot u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, dhe me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Të enjte, më 01 qershor 2021, Presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në takimin bilateral afarist, me fokus tek investimet, i cili do të organizohet në bashkëpunim me Odën e tregtisë së Kroacisë, kurse në të do të marrë pjesë edhe biznes-delegacioni maqedonas.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....