Bashkëshortja e Presidentit mori pjesë në aksionin humanitar

14 Shtator 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot dhuroi pako humanitare, kurse sekretari i përgjithshëm në Kabinetin e Presidentit, Mile Boshnjakovski dhuroi gjak në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në suazat e aksionit për dhurim gjaku dhe dhurim të ushqimit me rastin e përkujtimit të 11 shtatorit, si dhe për përputhje me nevojat e bashkësive në vend.

Aksioni organizohet për të trembëdhjetën herë nga Ambasada e SHBA-së në partneritet me Kryqin e Kuq të Qytetit Shkup dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit.

Me këto donacione do të ndihmohet Kryqi i Kuq që të sigurojë ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme për muajt e ardhshëm të dimrit për familjet të cilat kanë nevojë. Gjithashtu, do të ndihmohet Kryqi i Kuq të vendosë rrjetë më të madhe të dhuruesve të gjakut në Maqedoninë e Veriut me qëllim që të plotësohen kërkesat e ardhshme për furnizim me gjak.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit