Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi-Bullgari

1 Tetor 2022 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Sofje, Republikën e Bullgarisë, mbajti fjalim në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të intekonektorit të gazit Greqi-Bullgari.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se kjo është një ngjarje e rëndësishme sepse ndodh në një moment kyç, kur rajoni dhe kontinenti ynë po ballafaqohen me sfidat e një dimri të vështirë, inflacionin e zmadhuar dhe papunësinë e stërmadhe.

“Interkonektori hap një portë të re, të sigurte për gazin natyror të diversifikuar, jo vetëm për vendet nikoqire por, në fund, edhe për Evropën Juglindore”, tha Presidenti Pendarovski, duke e përgëzuar Azerbajxhanin për, siç tha, rolin konstruktiv gjatë të gjithë angazhimit dhe e përshëndeti përgatitjen e Greqisë dhe të Bullgarisë për zgjerimin e infrastrukturës energjetike në rajonin tonë.

“Është e qartë se sa më të lidhur të jemi ndërmjet nesh aq më rezistentë do të jemi ndaj sfidave energjetike të këtij lloji. Që të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm dhe t’i përmbushim nevojat e biznesit dhe të amvisërive, Maqedonia e Veriut duhet të bëhet pjesë e këtij rrjeti për gaz natyror. Si rrjedhim, jemi të gatshëm t’i bëjmë të gjitha hapat e domosdoshëm në atë drejtim”, tha Presidenti Pendarovski.

Në fjalimin e tij Presidenti Pendarovski foli mbi nevojën dhe për solidaritetin më të madh evropian, duke theksuar se solidariteti panevropian në vepër mund t’i lehtësojë efektet e euroskepticizimi të akumuluar, që sipas tij, është nus-produkt i integrimit afatgjatë evropian.

“Qytetarët tanë presin më pak retorikë dhe mbështetje më konkrete. Në rrethana të tilla, mënyra më e mirë për lehtësimin e pasojave negative mbi ekonomitë tona është Bashkimi Evropian ta miratojë aderimin tonë në mekanizmat, fondet dhe instrumentet e tij për menaxhim me krizat”, tha Presidenti Pendarovski.

“Nëse e ardhmja jonë është në Evropën e Bashkuar, të tërësishme dhe të lirë, siç është thënë shpeshherë, tani është koha të zvogëlohet konkurrenca midis shteteve, që të shihet pak më larg nga interesat e ngushta nacionale dhe të përforcohet solidariteti dhe bashkëpunimi si dalja e vetme nga kjo situatë e paparë globale me të cilën po ballafaqohemi”, tha Presidenti Pendarovski në ceremoninë në Pallatin nacional të kulturës në Sofje.

Në këtë eveniment, përveç nikoqirit, Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, morën pjesë edhe Ursula fon der Lejen, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ilham Alijev, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Kiriakos Micotakis, kryeministri i Republikës Helene, Nikollae-Ionel Çuka, kryeministri i Rumanisë dhe Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Republikës së Serbisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....