Kabineti i Presidentit dhe Fondacioni internacional për sisteme zgjedhore nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

2 Nëntor 2021 | Kumtesat

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Fondacioni internacional për sisteme zgjedhore, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi del nga interesi i përbashkët për përfaqësim të bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim mbështetje të Kabinetit të Presidentit në realizimin e aktiviteteve të cilat zbatohen në suazat e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik.

Aktivitetet e përbashkëta do të realizohen në disa fusha, përkatësisht, zbatimin e hulumtimeve, përgatitjen e analizave, organizimin e seminareve edukative, debateve publike dhe konferencave.
Memorandumin e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski dhe Ioana Kosma, drejtoreshë rezidente e Fondacionit internacional për sisteme zgjedhore.

Përpjekjet e Qendrës Presidenciale janë në drejtim të përforcimit të kulturës së dialogut në frymën e vlerave demokratike, në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, promovimin e pluralizmit politik, tolerancës së ndërsjellë, bashkësisë dhe solidaritetit, duke kontribuuar mbi përfshirjen e tërësishme të edukimit politik në sistemin formal dhe joformal të arsimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...