Presidenti Pendarovski nikoqir i mbrëmjes së iftarit me rastin e agjërimit për Ramazan

28 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski ishte nikoqir dhe mbajti fjalim në mbrëmjen e iftarit, të cilën e organizoi me rastin e agjërimit për Ramazan në prag të festës së madhe myslimane Ramazan Bajram.

Në këtë mbrëmje morën pjesë përfaqësues nga udhëheqja shtetërore-qeveritare, bashkësia e biznesit, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të bashkësisë akademike, të partive politike, mediave dhe organizatave qytetare, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Në përputhje me zakonet fetare islame, Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Shaqir efendi Fetahu e mbajti lutjen përmbyllëse.

Në vijim është fjalimi i Presidentit Pendarovski.

I nderuar Reisul Ulema,
Të nderuar udhëheqës së bashkësive fetare,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,

Ju faleminderit që e pranuat ftesën time që të mblidhemi dhe së bashku ta ndajmë këtë mbrëmje të iftarit.

Muaji i shenjtë në Islam, Ramazani, është koha për ripërtëritje shpirtërore, për ripërtëritje të relacioneve me të afërmit dhe me miqtë, por edhe për mëshirë dhe solidaritet me të pafuqishmit. Siç është agjërimi i ramazanit tundim personal i vetëkontrollit të brendshëm të individit ashtu edhe darka e Iftarit akt i përbashkët për drejtësi sociale sepse nënkupton të krijohet vend në tavolinë edhe për ata të cilët kanë më pak. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në periudhën e krizave globale të cilat i prekin më shumë më vulnerabilët dhe më të varfrit.

Por, përveç thellimit të besimit në jetën e besimtarit, darka e Iftarit është mundësi për thellim të bashkëjetesës në shoqërinë maqedonase.

Për paraardhësit tanë nuk ka nder më të madh sesa fakti që dikush me fe të ndryshme nga e tyrja t’i ftojë në tryezën e festës. Kur myslimani fton për Iftar, ose kur të krishterët dhurojnë vezë për Pashkë, kjo është një mënyrë të thotë se e respekton dallimin tënd dhe të pranon ashtu siç je. Këtë e bëmë edhe ne sonte.

Vitet e kaluara edhe unë isha i nderuar që shumë bashkëqytetarët tanë – myslimanë të cilët i hapën shtëpitë e veta dhe nga zemra të shkëmbejnë me mua dhe me bashkëpunëtorët tim tryezën e vet. Duke e ndarë ushqimin, ne e ndajmë dhe humanizmin dhe nëpërmjet bisedës të rikujtojmë se i ndryshmi prej nesh është njeri i vlefshëm barabar si ne, me gëzime dhe hidhërime të ngjashme ose identike jetësore.

Të nderuar të ftuar,

Është e saktë se kemi fe të ndryshme, shkojmë në tempuj të ndryshëm, lexojmë libra të ndryshëm të shenjtë. Por, ajo që na lidh është bashkëjetesa ndëretnike dhe ndërfetare si vlera jonë më e madhe të cilën duhet ta ruajmë dhe për të cilën nuk do të bëjmë kompromis. Bashkëjetesa nuk mund të jetë në asnjë mënyrë viktimë e interesave ditore politike, sidomos gjatë viteve kur ka zgjedhje. Cilado qoftë fitore në zgjedhje në llogari të bashkëjetesës do të ishte e barabartë me humbje për atdheun tonë të përbashkët Maqedoninë.

Prandaj jemi sonte këtu, të themi se nuk do të lejojmë provokime dhe tensione mbi këtë temë. Jemi këtu që t’u japim shembull qytetarëve tanë, se mund të jetojmë së bashku edhe përkrah dallimeve në bindjet fetare, siç ka qenë ndër shekuj.

Më lejoni, edhe njëherë, t’ju uroj agjërim të lehtë, dhe në prag të Ramazan Bajramit t’jua uroj këtë festë të madhe. Paçi ditë të këndshme të mbushura me fat, gëzime dhe bereqet.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....