Takim konsultues mbi përpilimin e Kornizës së zhvillimit MKD 2030 për mjedisin jetësor

14 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti takim konsultues me përfaqësuesit e organizatave qytetare, profesorët dhe ekspertët nga fushat e mjedisit jetësor, ku janë prezantuar mendimet dhe propozimet e tyre mbi prioritetet në Kornizës e zhvillimit MKD2030.

Presidenti Pendarovski rekomandoi që shteti është i detyruar të sigurojë kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis jetësor të shëndetshëm dhe si rrjedhim midis temave kryesore në MKD2030 janë mjedisi jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Sipas Presidentit Pendarovski, tani është koha e vërtetë që t’i ripërpilojmë postulatet për rritjen dhe zhvillimin tonë ekonomik, social dhe njerëzor dhe të ndërtojmë vizion afatgjatë dhe plan konkret për faktin se ku duam të jemi në 10, 20 ose 30 vjetët e fundit.

Kur flasim për mjedisin jetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm, tha Presidenti Pendarovski, hapen shumë çështje: nga ndotja e ajrit, ujit dhe truallit deri te menaxhimi dhe përpunimi ekologjik i mbeturinave, menaxhimi si duhet me resurset natyrore, investimi në rajonet e mbrojtura, vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve ekologjike në industri, ruajtja e biodiversitetit.

Gjithashtu, sipas Presidentit Pendarovski, nuk duhet të harrojmë se politikat agrare të cilat i zhvillojmë si shtet ndikojnë drejtpërdrejt mbi mjedisin jetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë drejtim, sipas Presidentit Pendarovski, edhe investimi në sistemet e qëndrueshme për prodhim të ushqimit dhe praktikat bujqësore të cilat e zmadhojnë prodhimin, ndikojnë mbi mjedisin më të mirë jetësor.

“Në Samitin COP 26 që u mbaj para pak kohe në Glasgou, si shtet ndërmorëm përgjegjësinë për aksion klimatik dhe zvogëlim të emisioneve të gazrave të serrës. Sot duhet të mendojmë edhe për një sistem të sigurt efikas, ekologjik dhe konkurrent energjetik që do të jetë i aftë ta mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, por, edhe në përgjithësi, për modele të reja të zhvillimit ekonomik”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë takim konsultues Presidenti Pendarovski theksoi se nëpërmjet punës së përbashkët do të mund të vërtetohen prioritetet në këtë fushë, rekomandimet ku duhet të drejtohen investimet në resurse dhe në kapital njerëzor, si dhe intervenimet në aktet ligjore dhe nënligjore.

“Jam thellësisht i bindur se Korniza e zhvillimit MKD2030 do ta arrijë qëllimin nëse arrijmë që nëpërmjet saj ta ngremë vetëdijen mbi çështje të caktuara në shtet dhe të iniciojmë proces të mobilizimit të resurseve me të cilat do të drejtohen investimet në fushat prioritare të përcaktuar me një konsensus të gjerë shoqëror, kurse, me qëllim përfundimtar, progres dhe jetë më e mirë për qytetarët”, tha Presidenti Pendarovski.

Korniza e zhvillimit MKD2030 është dokument strategjik që po përpilohet me mbështetje të Presidentit Pendarovski dhe i përcakton prioritetet e zhvillimit dhe fushat ku duhet të fokusohet shteti me qëllim që të ketë përparim dhe jetë më të mirë për qytetarët në dekadën e ardhshme.

Takimi konsultues është organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, si pjesë e fushatës “Kthjello gjithçka!”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...