Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

2 Gusht 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin “Sliva” dhe mori pjesë në shërbimin përkujtimor në kishën “Shën Nikolla”.

Delegacionet nga Zyra e Presidentes sot vendosën lule të freskëta para Qendrës Memoriale të KAÇKM-së në Pelincë, para monumentit të Nikola Karev-it në Shkup, si dhe para monumenteve të KAÇKM-së dhe presidentit të parë të Presidiumit, Metodija Andonov – Çento.

Një delegacion nga Kabineti mori pjesë edhe në shënimin e Ilindenit në f. Smilevë.

Dje në mbrëmje, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në ceremoninë e hapjes së manifestacionit “Dhjetë Ditët e Republikës së Krushevës”, e cila u mbajt në vendin e quajtur Gumenje. Në këtë ngjarje u lexua Manifesti i Krushevës dhe u improvizua sulmi tradicional ndaj qytetit dhe të shtënat me topin e qershisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...