Fjalimi i Presidentit Pendarovski në festimin e 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës në Pelince

2 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot me rastin e 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës ishte mbështetës i festimit të festës shtetërore në Pelince.

Presidenti Pendarovski vendosi lule të freskëta pranë Qendrës memoriale të KAÇKM-së në Pelince, mbajti fjalim dhe e vizitoi dhomën përkujtimore në Qendrën memoriale. Në suazat e festimit interpretoi Orkestra ushtarake e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar bashkatdhetarë,

Sot, në ditën e Ilindenit, jo shumë larg prej këtu, në manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, do të vendosim lule pranë pllakës përkujtimore kushtuar mbledhjes së parë shtetformuese të KAÇKM-së.

Burimet historike dëshmojnë se në hapësirën e manastirit të zbukuruar në mënyrë solemne, para delegatëve të shumtë kanë qenë të vendosura portretet e Titos, Stalinit, Ruzveltit, Çerçillit dhe të Goce Dellçevit. Në një nga parullat e vendosura në sallë shkruhej: “Lavdi Goce Dellçevit, luftëtarit të parë të luftës nacionalçlirimtare maqedonase”. Duke e hapur mbledhjen, ilindenasi më i moshuar, Panko Brashnarov, në fjalimin e vet ka përmendur vetëm një personalitet, kurse ai është Goce Dellçevi. Edhe Manifesti i KAÇKM-së drejtuar popullit maqedonas flet për luftën “e frymëzuar nga shpirti i Dellçevit” dhe përfundon me thirrjen: “Ngrijeni edhe më lart flamurin e Goce Dellçevit! Përgatituni për goditjet e fundit mbi okupatorin fashist! Përgatituni për çlirimin e Maqedonisë!”

Edhe pse ka jetuar vetëm 31 vjet, kurse veprimtaria e tij revolucionare ka zgjatur më pak se një dekadë, ai ia ka dalë të rrënjosë besimin në popull se vetëm me forca e veta dhe me kryengritje të përgatitur mirë do të mund të çlirohet. Dellçevi i ka bashkuar dy idealet e larta të çdo brezi të ri, kurse ato janë liria politike dhe drejtësia sociale.

Dellçevi në të vërtetë i përket atij populli i cili do ta përmbushë betimin e tij, kurse betimi i tij ka qenë shteti i lirë maqedonas. Prandaj, Dellçevi ka qenë edhe dëshmitar simbolik i KAÇKM-së shtetformuese, ku delegatët e formuan shtetin e lirë maqedonas para fotografisë e tij.

Tre të katërtat e delegatëve të KAÇKM-së kanë qenë më të rinj se 40 vjet. Pothuajse se gjysma e delegatëve kanë qenë më të rinj se 30 vjet. Mosha mesatare në sallën solemne të manastirit ka qenë 31 vjet, më saktë saç ka jetuar edhe Dellçevi. Heronjtë tanë popullorë, në fillim LNÇ-së në vitin 1941 kanë qenë në moshë mesatare prej vetëm 21 vjet. Prandaj edhe veterani Brashnarov iu drejtua “ushtrisë së re maqedonase”, kurse Manifesti i KAÇKM-së u ka kushtuar një kapitull të gjithë të rinjve, duke thënë se nëpërmjet luftës krijohet “e ardhmja më e mirë për rininë” dhe se të rinjve u mbetet t’i zbatojnë vendimet e KAÇKM-së dhe ta ndërtojnë Maqedoninë e lirë.

Këtë lidhje midis rinisë dhe luftës e përshkruan edhe poeti i madh maqedonas Aco Shopovi, i cili duke evokuar kujtime nga pjesëmarrja e vet në LNÇ si 20-vjeçar, tha: “lufta… ishte mundësia e vetme që të gjendet kuptimi i jetës, mënyra e vetme që të ruhet rinia, më saktë që të krijohet rinia e rinisë”.

Dhe me të vërtetë, të udhëhequr nga idealet republikane dhe demokratike, të rinjtë ishin me të vërtetë nxitësit e të dy Ilindenëve. Të rinjtë u ngritën të parët në luftën kundër fashizmit dhe u bënë bërthamë më luftarake e ushtrisë nacionalçlirimtare. Kërste Misirkov në moshë 29-vjeçare e botoi studimin “Për çështjet maqedonase”. Koço Racin në moshë 31 vjeçare e shkroi “Agimet e bardha”. Kurse vajzat e reja Rosa Pllaveva dhe Nakie Bajram në vitin 1908 i organizuan demonstratat e para për barazinë e grave. Vetë KAÇKM-ja ishte, para së gjithash, kuvend i të rinjve. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, ne sot kemi shtet të lirë maqedonas falë brezit të ri antifashist.

Të dashur bashkëqytetarë,

E gjithë kjo vërteton se të rinjtë janë kryesorët për çfarëdo lloj transformimi shoqëror, nga kryengritjet dhe revolucionet popullore, deri te krijimi i politikave dhe zbatimi i reformave. Pothuajse, në çdo lëvizje te ne, nga lufta për të drejtat e njeriut, nëpërmjet solidaritetit për vulnerabilët, dhe deri në aktivizmin ekologjik, janë përfshirë të rinjtë. Por, që zëri i tyre kritik të sjellë ndryshim shoqëror, të rinjtë duhet të jenë masë kritike në shoqëri. Në vend të kësaj, sot, të rinjtë janë pakicë e rrezikuar. Pjesëmarrja e të rinjve në popullatën e përgjithshme ka rënë nga 28% në vitin 1970 në vetëm 16% në vitin 2021. Ne, për fat të keq, i kemi arritur tashmë projeksionet demografike të Kombeve të Bashkuara për vitin 2030.

Por me tempin e tanishëm të shpërnguljes, ekziston rrezik real shumë shpejt të arrijmë pikën kritike demografike pas së cilës nuk ka kthim. Nëse nuk e ia presim rrugën këtij trendi të rrezikshëm dhe nëse nuk e ngadalësojmë atë me politika të përkushtuara dhe me strategji konkrete për të rinjtë të realizuar në praktikë, ne na pret një e ardhme shumë më e keqe se ajo të cilën po e parashikojmë momentalisht.

E dimë të gjithë arsyen e këtij eksodi. Të rinjtë e suksesshëm të cilët po largohen në vend të huaj, së pari ndihen të huaj në shtetin e vet. Nga pavarësia e këndej, në vend të partnerëve aktivë në transformimin e shoqërisë, të rinjtë janë margjinalizuar dhe shndërruar në pranues pasivë të politikave. Nuk është e rastësishme, se një në çdo dy të rinj nuk beson se vota e tij apo e saj në zgjedhje do të kontribuojë për ndryshimin e vërtetë. Gjithnjë edhe më pak të rinj besojnë se me mundin personal mund të përparojnë në karrierë dhe të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme dhe për interesin publik, sepse me libreza partiake, lidhja farefisnore apo përkatësia etnike janë gjithnjë më të rëndësishme se njohuria dhe cilësia.

Kështu hapet gjerë e gjatë dera për korrupsion, kurse çdo transaksion korruptues i parave dhe fuqisë vendos standarde të dyfishta, e shkatërron barazinë para ligjeve, e rrënon besimin tek institucionet dhe përfundimisht e zhvlerësojnë shtetin. Si një nga gjeneratorët më të mëdhenj të padrejtësisë dhe pabarazisë, korrupsioni është një nga arsyet kryesore për shpërnguljen masive të të rinjve. Shpërngulja nuk është asgjë tjetër përveç se protestë përfundimtare e brezave të rinj.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Nga KAÇKM-ja e deri më sot, vërtetohet një e vërtetë e njëjtë: është e vështirë të arrihet një shtet i lirë, por edhe më e vështirë është të ndërtohet dhe të ruhet një shoqëri e lirë dhe e drejtë. Ndërkohë që e para është vepër e një brezi, e dyta mbetet obligim i të gjithë brezave të ardhshëm. Liria e vërtetë varet nga sundimi i të drejtës dhe drejtësisë sociale, nga rendi ku të drejtat e  disave nuk do të jenë në kurriz të të drejtave të të tjerëve.

Prandaj na nevojiten reforma evropiane. Mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për reforma thelbësore, pa improvizime burokratike dhe pa makinacione partiake dhe biznesi janë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Integrimi evropian është katalizator i pazëvendësueshëm për transformim të thellë në çdo sferë të shoqërisë. Integrimi do të na ndihmojë të ndërtojmë një shtet juridik funksional me sistem gjyqësor efikas dhe të pavarur si parakusht për rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm. Negociatat do të na ndihmojmë ta bëjmë korrupsionin më pak të pranueshëm nga shoqëria, kurse kulturën e mosdënimit ta zëvendësojmë me kulturën e përgjegjësisë dhe të integritetit personal, moral.

Gjatë kësaj, duhet ta kemi të qartë se alternativë të mirë për reformat evropiane – nuk ka! Pengesat e jashtme nuk duhet të jenë alibi për ngadalësimin e reformave. Përkundrazi, duhet të mobilizojmë çdo segment të shoqërisë në çrrënjosjen  e korrupsionit, nepotizmit dhe krimit. Edhe më e rëndësishme, pikërisht reformat evropiane do të na ndihmojnë ta realizojmë interesin tonë jetësor nacional, kurse ai është, t’i motivojmë të rinjtë të qëndrojnë në shtet dhe të përfshihen në ndërtimin e Maqedonisë evropiane.

Prandaj pa shtyrje duhet t’i tejkalojmë dallimet, të bashkohemi rreth fillimit urgjent të negociatave, në të kundërt do të humbasim pjesën vitale të shoqërisë.

Në çfarë do të shndërrohen jetët tona pa bukurinë, idealizmin, spontanitetin dhe energjinë e të rinjve? Si do të arrihet mobilizimi shoqëror rreth çështjeve të rëndësishme pa entuziazmin, guximin dhe aktivizmin e të rinjve? Kush do të shprehë revoltë kundër padrejtësive sociale? Kush do të jetë nxitës i transformimit digjital? Kush do të përfshihet në “garën kulturore midis popujve”?

Të dashur bashkëqytetarë,

Dellçevi me të drejtë ka qenë kundër kryengritjes së përshpejtuara që do të çojë në gjakderdhje të madhe. Ai nuk ishte vetëm për lirinë e vendit maqedonas, por edhe për lirinë e popullit maqedonas, sepse nuk donte vend pa popull. Nëse për shkak të kryengritjes së hershme, brezi rinor ilindenas ishte shkatërruar pothuajse, sot, për shkak të reformave të vonuara evropiane ekziston rreziku brezi ynë i ri të shpërngulet.

Prandaj, sot, në Ilinden, duke kujtuar tri republikat maqedonase – të Krushevës më 1903, të KAÇKM-së më 1944 dhe të pavarësisë më 1991, duhet të jemi të vetëdijshëm se varet vetëm prej nesh nëse republika e katërt maqedonase do të jetë evropiane apo emigruese.

E festofshim ndër shekuj, gëzuar Ilindenin të gjithë maqedonasve dhe qytetarëve maqedonas!

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit