Festimi qendror me rastin e festimit të 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës në Meçkin Kamen

3 Gusht 2021 | Kumtesat

Dje manifestimi qendror për festimin e Ilindenit në Meçkin Kamen u mbaj në version të shkurtuar për shkak të nevojës për përgjigje adekuate ndaj zjarrit në Koçani.

Ceremonia qendrore filloi me vendosjen e luleve të freskëta nga Presidenti Pendarovski dhe delegacionet e shumta pranë përmendores në Meçkin Kamen, kurse pastaj vijoi programi kulturor-artistik ku morën pjesë Ansambli i këngëve dhe valleve popullore maqedonase “Tanec”, Ansambli i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vllatko Stefanovski dhe Orkestra ushtarake e Armatës.

Në suazat e programit kulturor-artistik, mesazhet për Ilindenin i dha akteri Nikolla Ristanovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...