Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 2 Gushtit, Ilinden – Dita e Republikës

2 Gusht 2021 | Kumtesat

Të nderuar qytetarë,

Liria është ideali dhe qëllimi më i lartë i një popullit. Ajo fillon si ide e një brezi i cili dëshiron të jetë vetvetja dhe të vendosë vetë për të ardhmen e vet.

Më 2 gusht 1903 luftën për liri e filloi brezi revolucionar ilindenas i cili në epokën e monarkive shpalli republikë demokratike, kurse në kohën e nacionalizmave mendje ngushtë vendosi të ndërtojë bashkëjetesë midis të ndryshmëve. Luftën për liri e vazhdoi brezi i lavdishëm antifashist i cili i tejkaloi propagandat dhe ndarjet dhe u bashkua rreth idesë për një popull të lirë në shtetin e vet, të lirë. Ashtu siç dëshmon edhe Manifesti, më 2 gusht 1944 delegatët e KAÇKM-së e realizuan ëndrrën për shtet të lirë maqedonas, ku të gjithë qytetarët e tij janë të barabartë para ligjit, pavarësisht nga dallimet dhe bindjet e tyre.

Por, lira e fituar duhet të mirëmbahet nëpërmjet punës së përkushtuar nga çdo brez i ri. Këtë vit festojmë 30 vjet nga pavarësia, vite nëpër të cilat kemi edhe ngritje edhe rënie, tri dekada suksesesh, por edhe tundimesh të shumta të jashtme dhe të brendshme të cilat shkaktuan kriza dhe ndarje të mëdha.

Në këto kohë të pasigurisë për ne, por edhe për të gjithë botën, do të nevojitet t’i tejkalojmë përsëri ndarjet e brendshme dhe të bashkohemi rreth idealeve burimore ilindenase dhe të KAÇKN-së. Ta kthejmë besimin e qytetarëve për shtetin nëpërmjet përforcimit të institucioneve demokratike dhe sundimit të të drejtës. T’u mundësojmë të rinjve ta ndërtojnë këtu botën e vet dhe t’i respektojmë ata që janë të ndryshëm nga ne, si parakusht për një shoqëri të qytetarëve të barabartë.

Liria lind si ide, fitohet me luftë, kurse mirëmbahet nëpërmjet përpjekjeve të çdo brezi, të secilit prej nesh.

Për shumë vjet gëzuar Ilindenin!
Pastë jetë të gjatë dhe shumëshekullore republika – Maqedonia e Veriut!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....