Takimi i Presidentit Pendarovski me nxënësit, fitues të medaljeve në Olimpiadën e 29-të ballkanike të informatikës

26 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ekipin e nxënësve të cilët arritën suksese të rëndësishme në Olimpiadën e 29-të ballkanike të informatikës që u mbajt në Bukuresht, Rumani.

Në këtë olimpiadë morën pjesë informaticienët të cilët janë dalluar si më të mirët në garat nacionale vjetore në programim të realizuar në 12 shtete ballkanike. Në konkurrencën jozyrtare, si përfaqësues të vendeve të ftuara, morën pjesë edhe nxënës nga Italia, Hungaria, Ukraina dhe Zvicra.

Në këtë konkurrencë jashtëzakonisht serioze të përbërë nga 42 gjimnazistë të talentuar, medaljen e argjendtë e mori Bllagojçe Pavleski nga Prilepi, kurse medaljen e bronzit e mori Teo Kitanovski nga Shkupi. Në suazat e Olimpiadës ballkanike, të turnirit internacional të RMI-së të organizuar paralelisht, midis 168 konkurruesve nga 16 shtete, Bllagojçe Pavleski mori medaljen e artë, kurse Teo Kitanovski të bronzit.

Nxënësit e njohën Presidentin Pendarovski me mbresat e tyre nga olimpiada e sivjetshme, duke i treguar përvojat e marra që dolën nga komunikimi me konkurruesit e tjerë në Rumani.

Duke i përgëzuar informaticienët, Presidenti Pendarovski theksoi se suksesi i tyre individual dhe në ekip është krenari për të gjithë shtetin, por edhe nxitje për të rinjtë që ta ndjekin ëndrrën e tyre dhe ta synojnë lëvizje më të fuqishme. Në atë kontekst ai e theksoi rëndësinë e garave të tilla ndërkombëtare, të cilat janë mundësi e përkryer që të promovohet cilësi dhe përkushtim i jashtëzakonshëm i të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

OBI 2022 u mbaj në organizim nga Shoqëria për përsosmëri dhe performancë në informatikë dhe nga Ministria e Arsimit të Rumanisë. Pjesëmarrja e informaticienëve maqedonas në olimpiadën e sivjetshme është mbështetur nga ana logjistike nga Kabineti i Presidentit Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit