Informim mbi gatishmërinë luftarake të Armatës në vitin 2020

23 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, sot në Shtëpinë e Armatës, është informuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski mbi gjendjen dhe gatishmërinë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020.

Në informimin e parë mbi gatishmërinë luftarake pas anëtarësimit të plotë në NATO mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, gjeneralët në Armatë dhe përfaqësuesit e Kabinetit të Presidentit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë takimit, Presidenti Pendarovski u informua mbi gjendjen e Armatës sipas këtyre fushave funksionale: menaxhimin me personelin dhe moralin, operacionet, trajnimet dhe stërvitjet, sigurimin logjistik, planifikimin, lidhjet dhe komunikimin, buxhetimin dhe bashkëpunimin qytetar-ushtarak. Gjatë kësaj u theksuan aktivitetet e planifikuara dhe të realizuara në lidhje me trajnimin, angazhimin e Armatës në ndihmë të institucioneve në ballafaqimin me kovid-19, rrjedhën e proceseve të transformimit dhe integrimit që po zhvillohen në përputhje me standardet e NATO-s dhe segmentet e tjera të punës së njësive që ndikojnë mbi gatishmërinë luftarake.

Gjenerali Gjurçinovksi theksoi se me përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë nga të gjithë përfaqësuesit e Armatës po realizohen detyrat e dhëna në mbështetje të institucioneve gjatë ballafaqimit me gjendjen e krizës epidemiologjike të shkaktuar nga virusi kovid-19, po realizohen me sukses edhe përgatitjet dhe pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare dhe se do të vazhdohet, pa u zvogëluar tempi, realizimi i  të gjitha detyrave të planifikuara lidhur me integrimin e tërësishëm në strukturën e NATO-s.

Gjithashtu, është theksuar zmadhim i gatishmërisë luftarake në vitin aktual sidomos në fushën e moralit të përfaqësuesve të Armatës në bazë të përmirësimit të standardit jetësor dhe kushteve për qëndrim dhe punë nëpërmjet rinovimit të objekteve të kazermave.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut ka obligim jo vetëm që t’i arrijë por edhe t’i përparojë standardet e NATO-s në hap me aleatët, kurse  kjo nënkupton investim të vazhdueshëm në gatishmërinë luftarake të Armatës. Ajo theksoi se prioritet është investimi në potencialin njerëzor, tërheqjen e ushtarëve të rinj motivimin e të cilëve e shkaktuan kushtet e përmirësuara, rrogat më të larta dhe modernizimi i Armatës.  Zmadhimi i vazhdueshëm i buxhetit të mbrojtjes me 0,2% në 3 vitet e fundit, me qëllim që të arrihet 2% e PBV-së deri në vitin 2024 e mundësuan këtë gjë – tha ministrja.

“Përforcimi i vazhdueshëm i gatishmërisë luftarake të Armatës është prioriteti ynë nacional dhe i NATO-s. Batalioni i këmbësorisë së lehtë për disa vite do të kalojë në Grup Luftarak të Këmbësorisë së Lehtë. Fokusi kryesor në ndërtimin e kësaj aftësie të NATO-s është plotësuar me personelin, pajisjet dhe trajnimin. Nivelin e lartë të gatishmërisë luftarake e demonstrojnë çdo ditë paqeruajtësit tanë të angazhuar në operacionet për mbështetje të paqes,” tha ministrja Shekerinska.

Presidenti dhe Komandanti suprem, Stevo Pendarovski në fjalimin e vet drejtuar pjesëmarrësve në këtë takim theksoi:

“Viti 2020 i cili po kalon, me të gjitha sfidat që na i solli, është historik për Armatën, për shkak të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, akt me të cilin u përmbush një nga qëllimet tona strategjike si shtet, dhe u valorizuan përpjekjet e përgjithshme të përfaqësuesve të mbrojtjes nga pavarësia deri më sot. Si Komandant suprem jam krenar për profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e treguar nga përfaqësuesit e Armatës edhe në vitin që po kalon. Gjendja e shpallur e krizës edhe njëherë e vërtetoi përgatitjen e Armatës që t’u përgjigjet shpejt nevojave të institucioneve dhe të japë mbështetje kur nevojitet ajo. Investimi në modernizimin dhe pajisjen e Armatës duhet të vazhdojë me patjetër. Një nga prioritetet e mia kryesore mbetet që në vitet e ardhme ta arrijmë qëllimin e vendosur që 2% e PBV-së të alokohen për mbrojtjen.”

Informimi mbi gatishmërinë ushtarake është obligim vjetor i planifikuar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandantin suprem të forcave të armatosura.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...