Presidenti Pendarovski: Mbrojta e infrastrukturës kritike është parakusht për shtet funksional me ekonomi të zhvilluar të qëndrueshme

16 Qershor 2021 | Kumtesat

Në organizim të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, kurse në bashkëpunim me Fondacionin “Fridrih Ebert” zyra në Maqedoninë e Veriut sot u mbajt konferencë – “Infrastruktura kritike: Dimensioni i BE-së, ligji, qasja strategjike dhe institucionale”.

Duke folur mbi ndryshimet dinamike dhe paparashikueshmërisë në rritje me të cilën po ballafaqohet e gjithë bota, Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij theksoi se kërcënimet e reja asimetrike dhe fatkeqësitë dhe katastrofat e shpeshta natyrore si dhe ato të shkaktuara nga njeriu e zmadhojnë lëndueshmërinë e infrastrukturës kritike dhe kështu i rrezikojnë funksionet vitale të shtetit dhe shoqërisë.

“Faktor rëndues për ne është fakti se Maqedonia e Veriut gjendet në një nga rajonet më të lëndueshme nga klima, por dhe nga siguria në Evropë. Për shkak të integrimit të papërfunduar të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO, shkalla e porozitetit të infrastrukturës kritike ka gjithmonë edhe një dimension të theksuar të sigurisë, që fuqizohet edhe më shumë nga prania e kërcënimeve hibride”, tha Presidenti Pendarovski, duke vlerësuar se në kushte të tilla të komplikuara shteti ynë nuk është i përgatitur sa duhet.

Sipas Presidentit Pendarovski, që të kemi një shtet me të vërtetë funksional me ekonomi të zhvilluar të qëndrueshme dhe me mundësi për planifikim të të ardhmes, është e domosdoshme të ndërtojmë një sistem efikas për mbrojtje të infrastrukturës kritike, një proces ndaj të cilit duhet të kemi qasje  të tërësishme dhe pa improvizime.

“Duhet të përcaktohen kritere të qarta për identifikim të infrastrukturës kritike dhe të bëhen vlerësime të rreziqeve dhe të kërcënimeve ndaj integritetit të saj. Kjo sipërmarrje është shumë e madhe vetëm për një institucion dhe vetëm për një mandat. Është e domosdoshme të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore kompetente, operatorët relevantë dhe kompanitë nga sektori privat, si dhe ekspertët me përvojë nga kjo fushë”, nënvizoi Presidenti Pendarovski.

Duke folur mbi direktivën e Bashkimit Evropian nga viti 2008 si orientir gjatë konceptimit të zgjidhjes së ardhshme, Presidenti Pendarovski theksoi se mund t’i përshtatim përvojat më të mira evropiane me ambientin tonë vendas dhe me zgjidhjet ekzistuese sistematike. Strategjia për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, theksoi Presidenti Pendarovski, duhet të jetë komplementare me dokumentet e tjera të ngjashme strategjike për mbrojtjen, energjetikën, zhvillimin ekonomik, mjedisin jetësor dhe zvogëlimin e rreziqeve të shkaktuara nga katastrofat.

“Maqedonia e Veriut ka nevojë për mbrojte të infrastrukturës kritike. Është e domosdoshme që pa shtyrje t’i qasemi përpilimit të strategjisë që do të shndërrohet në një zgjidhje të vetme ligjore dhe në dokumente operative shoqëruese. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo detyrë nuk është aspak e lehtë. Ndërtimi i një sistemi për mbrojtjen e infrastrukturës kritike është sfidë enorme dhe për shtete shumë më të mëdha dhe më të zhvilluara se shteti ynë. Por, nëse nuk e bëjmë këtë gjë, çmimi mund të jetë shumë i lartë”, konkludoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet. Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se anëtarësimi në NATO, nënkupton se jemi pjesë e sigurisë kolektive dhe prandaj duhet ta përmirësojmë edhe rezistencën e infrastrukturës kritike.

“Pandemi dërgoi një rikujtim serioz edhe për ne edhe për botën mbi varësinë e ndërmjetme. Bota praktikisht u ndal, nuk kishte shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve, transporti u ndal, u ulën avionët, importi i ushqimit u vështirësua, ndaloi industria, u zvogëluan aktivitetet e biznesit. Ky mësim na rikujtoi se kur jemi të varur, atëherë jemi edhe të lëndueshëm”, theksoi Shekerinska.

Ministra tha se tema e infrastrukturës kritike dhe rezistencës theksohet në të gjitha dokumentet e NATO-s, sidomos pas Samitit të vitit 2016 në Varshavë.

“Janë përcaktuar fushat kryesore sipas të cilave NATO-ja do ta vlerësojë rezistencën në çdo shtet. Njëra është vazhdimësia në sundimin dhe në dërgimin e shërbimeve themelore – continuity of government, në një kuptim shumë të gjerë, mandej energjia, komunikimet, transporti, ushqimi dhe uji, menaxhimi me lëvizjen e pakontrolluar masive të personave dhe ballafaqimi me numrin e madh të viktimave. Aleatët, këtu përfshihemi edhe ne, duhet të kenë me patjetër plane për këtë fushë”, shtoi ministrja Shekerinska.

Duke rikujtuar se gjendjet e krizës dhe ato të jashtëzakonshmet janë pjesë e jetës së përditshme, kurse se me zhvillimin e shoqërisë zmadhohen edhe burimet dhe intensiteti i rreziqeve të sigurisë, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski foli mbi domosdoshmërinë e krijimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të jetë përgjigje ndaj analizave të kryera dhe ku do të inkorporohen përvojat dhe praktikat e mira të shteteve anëtare të BE-së.

“Nevoja e miratimit të një ligji të veçantë, i cili do të jetë kornizë ligjore për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, tashmë është detektuar dhe paraparë si obligimi ynë në Planin e përbashkët aksionar për luftën kundër terrorizmit, të cilin e nënshkruam në tetor të vitit 2019 me Komisionin Evropian. Obligimet ndërmerren që të realizohen. Këtë çështje po e shqyrtojmë seriozisht para Këshillit për Koordinim të Bashkësisë Zbuluese dhe të Sigurisë, të cilin e udhëheq kryeministri dhe ku janë anëtarë njerëzit e parë nga të gjitha strukturat e sigurisë në shtet dhe jam i bindur se për një kohë shumë të shkurtër do të mund të flasim për një obligim të përfunduar. Sepse, ta kemi të qartë, ky nuk është vetëm obligim në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, por është obligim edhe për ne vetë!”, theksoi ministri Spasovski në fjalimin e vet.

Aleksandar L. Spasov, kryetari i Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, në fjalimin e tij theksoi se në epokën e luftës jokonvencionale dhe kërcënimeve hibride  mund të pritet më shumë paralizë e funksioneve themelore të shtetit nëpërmjet sulmeve mbi infrastrukturën kritike, sesa pushtimi ushtarak klasik.

“Ballafaqimi me pasojat e pandemisë së kovid-19, edhe pse nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme se bëhet fjalë për luftë biologjike, ishte një paralajmërim i mjaftueshëm se edhe sferat jotradicionale nën regjim të veçantë të mbrojtjes si sistemi shëndetësor, në kushte të caktuara, mund të jenë shumë më të rëndësishme se armatimi konvencial për mbrojtje të sigurisë nacionale dhe mbrojtje të mirëqenies së qytetarëve”, theksoi profesori Spasov.

Duke folur mbi problemet e sigurisë me të cilat ballafaqohen sot shtetet, Nita Starova, menaxhere e programit në Fondacionin “Fridrih Ebert” – Shkup theksoi se ato arritën nivel të seriozitetit dhe urgjencës.

“Është e qartë se është e domosdoshme një qasje e re e cila do të bazohet mbi bashkëpunimin dhe mbi zgjidhjet e reja politike në ballafaqimin me sfidat e sigurisë. Me futjen e një pjese të vendeve perëndimore ballkanike në NATO, ndryshoi theksueshëm edhe vendosja e sigurisë. Debatet globale politike të sigurisë flasin mbi nevojën për qasje të reja dhe zgjidhje politike të cilat do të bazohen mbi bashkëpunimin dhe demokracinë”, plotësoi Starova.

Në konferencën e sotshme, fjalime kishin edhe profesorët nga Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe, Fakulteti Filozofik – Shkup, UKEM, Marina Mitrevska, Toni Mileski dhe Trajan Gocevski, profesorja Hristina Spasevska nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive Informatike dhe profesorja Aleksandra Deanoska-Trendafillova nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”, UKEM. Në suazat e diskutimit, qëndrimet dhe mendimet e veta i shprehën edhe ekspertët Dragan Nikoliq, Bekim Maksuti, Tomisllav Tuntev, Nano Ruzhin, Stevko Stefanoski, Lidija Georgieva dhe Marina Malish-Sazdovska. Folësit ranë dakord se shteti ka nevojë për një Ligj për mbrojtje të infrastrukturës kritike, sepse pyetja nuk është “A”, por “Kur” do të ndodhë sulmi i ardhshëm mbi të.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....