Integrimi ekonomik në mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit

29 Korrik 2020 | Kumtesat

Bashkëpunimi intensiv ekonomik, pakoja me masat rajonale për rimëkëmbjen sociale-ekonomike nga pandemia e kovid-19 janë midis përfundimeve të diskutimit të liderëve dhe pjesëmarrësve nga gjashtë vendet e rajonit në samitin e sotshëm virtual të Këshillit Atlantik të SHBA-së, kushtuar integrimit ekonomik në Ballkanin  Perëndimor.

Pjesëmarrësit ranë dakord nëpërmjet bashkëpunimit të përforcuar ekonomik, lëvizjes së lirë të njerëzve, të mirave dhe shërbimeve do të kontribuohet në rimëkëmbjen më të shpejtë sociale-ekonomike në rajon, do të zmadhohet konkurrenca e tij, kurse do të tërhiqet dhe hyrja e investimeve të huaja. Midis përfundimeve të këtij samiti janë edhe obligimet e ndërmarra për heqjen e pengesave administrative për lëvizjen e lirë të të mirave dhe shërbimeve, investimi në projektet infrastrukturore dhe investuese me të cilat do të zbatohen shpejt dhe me efikasitet hapat për rimëkëmbjen e rajonit.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia e Veriut i mbështet tërësisht propozimet për bashkëpunimin rajonal dhe në atë drejtim tha se agjenda ekonomike duhet të jetë prioritet para çështjeve politike apo të sigurisë, të cilat kanë qenë objekt diskutimi një kohë të gjatë në rajon. Ai shtoi se iniciativat e reja duhet të jenë komplementare me ato ekzistueset dhe të lidhen ngushtë me kornizat institucionale për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Presidenti theksoi se nuk duhet të lejohet që integrimi evropian të mbetet larg, sepse situata kur nuk ka përparim në rrugën evropiane nuk është e përshtatshme për zhvillimin e Ballkanit.

Presidenti shtoi se iniciativat ekonomike janë shumë të rëndësishme sepse ato mund të ndihmojnë në ballafaqimin me shpërnguljen masive të banorëve nga Ballkani. Bashkëpunimi rajonal mund të kontribuojë theksueshëm në përmirësimin e parametrave ekonomikë të vendeve që të ballafaqohen më lehtë me migrimin.

Në samitin virtual morën edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegelltija dhe  Ministrja e ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Evenimenti është organizuar nga Këshilli Atlantik, organizatë tink-tenk nga SHBA-ja, në bashkëpunim me partnerë nga Qeveria e SHBA-së, Komisioni Evropian, Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të Këshillit Atlantik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...