Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin e Interpolit, Ahmed Naser Al-Raisi

10 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti kryetarin e Interpolit de inspektorin e përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjeneralmajorin Ahmed Naser Al-Raisi.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e shtetit tonë me Interpolin, i cili këtë vit shënon 30 vjet të anëtarësimit në këtë organizatë.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me këtë organizatë, në funksion të sigurisë globale dhe shprehu bindjen se shteti ynë do të vazhdojë të japë kontribut në bashkëpunimin policor ndërkombëtar.

Kryetari i Interpolit Al-Raisi e informoi Presidentin Pendarovski për aspektet kryesore të Konferencës së 50 evropiane rajonale të kësaj organizate, që u mbajt nga 8 deri më 10 maj në Ohër.

Në takim u shkëmbyen mendime të ndryshme mbi zhvillimin e tërësishëm të marrëdhënieve bilaterale me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit