Intervista e Presidentit Pendarovski për “Billd”

20 Shkurt 2022 | Intervistat

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në programin e gazetës gjermane “Bild” në lidhje me mbështetjen publike që ia dha Ëmbla Ademit, vogëlushes me sindromën Daun e cila ishte viktimë e diskriminimit për shkak të aftësisë së saj të kufizuar. 

Gjest prekës kundër mobingut: Presidenti e shoqëron personalisht vogëlushen deri në shkollë

Pas mobingut për shkak të sindromës Daun

Presidenti e shoqëron personalisht vogëlushen deri në shkollë

Një gjest prekës i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Për shkak të mobingut në shkollë mbi fëmijën me sindromën Daun ai e shoqëron personalisht vogëlushen deri në shkollë. Dhe në këtë mënyrë e ngre vetëdijen për luftën kundër mobingut dhe vetëdijen për inkluzion.

Vogëlushja 11-vjeçare Ëmbla ka sindromën Daun, prandaj në shkollë e ngacmojnë dhe e shqetësojnë, dhe jo vetëm nxënësit, një pjesë e prindërve kërkojnë të përjashtohet nga mësimi.

Presidenti Pendarovski pasi dëgjoi për këtë rast, bën një gjest me qëllim që ta mbështesë vogëlushen dhe familjen e saj. Domethënë, ai e viziton vogëlushen në qytetin e sajt të lindjes, Gostivar, i cili gjendet në pjesën veriperëndimore të vendi dhe e shoqëron ai personalisht deri në shkollë.

Pasi mbërrin në shkollë ai thekson se të gjithë njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë të barabartë.

“Ne duhet ta ngremë vetëdijen tonë se personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e jona dhe nuk mund t’i refuzojmë.”

Ndërkohë, Ëmbla, tashmë mund të kthehet në klasën e saj dhe të ndjekë mësimin me nxënësit e tjerë. Kurse për qëllim që kjo të jetë e siguruar edhe në të ardhmen, vogëlushes i është caktuar asistent personale.

Prezantuesja“Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, e ka kryer këtë gjë sepse dëshiron të jetë shembull për njerëzit të cilët e refuzuan Ëmblën. Kurse ai tani është ekskluzivisht te ne dhe do të bisedojmë për këtë gjest të mrekullueshëm. Na vjen mirë që jeni me ne.”

Prezantuesi: “Ju vetë jeni baba. Nuk dua t’ju pyes vetëm si politikan por edhe si baba, si njeri. Çfarë ndjetë në zemër pasi dëgjuat për Ëmblën?”

Presidenti Stevo Pendarovski: “Mirëmëngjesi! Sinqerisht t’ju them, isha me të vërtetë i tronditur kur  dëgjova për këtë rast. Lexova për lajmin në mediat lokale. Dhe siç e përmenda, isha me të vërtetë i tronditur. Tani flas si baba, si njeri, kurse para së gjithash, si njeriu më i zakonshëm. E dini, nuk është obligimi im kushtetues ta kryej këtë gjë, por ishte përfundimisht obligimi im moral si njeri. Pikërisht ajo ishte fuqia nxitëse për veprimin tim.”

Prezantuesja: “Çfarë mendoni, çfarë mund të arrini me këtë? Ju gjithsesi dëshmuar se mund të jeni shembull. Por, çfarë arritët sidomos te prindërit të cilët nënshkruan peticion që kjo vogëlushe nuk duhet të shkojë në shkollë. A vutë re se e kanë ndryshuar mendimin e vet? A biseduat me ta?

Presidenti Stevo Pendarovski: “Bisedova me shumë veta, pashë shumë reagime nga e gjithë bota, kurse në të vërtetë ky ishte një mesazh shumë i fuqishëm. Dhe pikërisht këtë mesazh mund t’ua dërgojmë njerëzve në botë, kurse jo vetëm në Maqedoninë e Veriut. Këtë lloj problemesh ndoshta mund ta zgjidhin në bazë individuale, por parë në përgjithësi, probleme të tilla shikojmë kudo – jo vetëm në vendin tim por edhe në vendin Tuaj dhe kudo në mbarë botën. Dhe këtu problemet nuk mund të zgjidhen me një aksion. Duhet të gjendet me të vërtetë zgjidhje duke qenë të gjithë aktivë bashkërisht – institucione shtetërore dhe kuadri përkatës, sepse e vërteta ka shumë probleme të mëdha në këtë fushë, ka ende kaq shumë stigma të cilat i ndjekin këta njerëz.”  

Udhëheqja: “Ju biseduat një kohë të gjatë me Ëmblën. Çfarë thotë ajo, çfarë ka përjetuar? Si ndjehet ajo? Si e ka përjetuar ajo të gjithë këtë dhe çfarë mendon ajo për të gjithë këtë gjë?”

Presidenti Stevo Pendarovski: Kjo nuk është një situatë shumë e vështirë për të. Kjo vogëlushe ka pak vështirësi gjatë të folurit dhe për të është e vështirë të kuptojë çfarë i thonë. Kështu, këtë lloj emocionesh, mund t’ia shpjegoni, për shembull, nëpërmjet gjesteve. Kurse më e rëndësishmja për mua dhe për të gjithë në rrethinën e saj ishte fakti se ajo kishte me të vërtetë përsëri buzëqeshje në fytyrë.”

Prezantuesi: Ajo ka përsëri buzëqeshje në fytyrë, Ëmbla. Ajo ia doli. Mund të supozoj se në atë moment kur Presidenti vjen ta shoqërojë, atëherë gjithçka është në rregull në shkollë, por pas një kohe Presidenti largohet. A do të ndodhë përsëri mobingu atëherë. Nëse po, a mund t’Ju drejtohen përsëri prindërit Juve?”  

Presidenti Stevo Pendarovski: “Deri tani nuk kanë arritur informacione të tilla tek unë apo personat që punojnë në kabinetin tim. Por, besoj se problemi tani është zgjidhur. Nëse jo, gjithsesi se do të shkoj përsëri në qytetin e Gostivarit dhe do të bisedoj përsëri me të gjithë personat të cilët janë në mjedisin e saj rrethues – duke filluar nga shkolla, madje deri te fqinjët e saj. Një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet, assesi, dhe kjo jo vetëm përkundrejt saj, por edhe përkundrejt të gjithë njerëzve në vendin tonë.”

Prezantuesja: “Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, i cili e shoqëroi Ëmblën e vogël deri në shkollë, pasi ajo ishte nën mobing dhe ishte e refuzuar, prandaj, si rrjedhim, ajo nuk mund ta ndiqte më mësimin. Ju falënderoj përzemërsisht që biseduat me ne mbi këtë temë!”

Presidenti Stevo Pendarovski: “Ju faleminderit edhe Juve!”

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....