Intervista e presidentit Pendarovski për Fajnenshëll tajms

15 Tetor 2020 | Intervistat

Maqedonia e Veriut po lufton me sfidën demografike

Zvogëlimi i numrit të popullatës është testimi më i madh me të cilin po ballafaqohet Ballkani, thotë Presidenti i anëtarit më të ri të NATO-s

Zvogëlimi demografik është sfida më e madhe në Ballkan, tha Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut “Nëse në dekadat e para [pas shpërbërjes së Jugosllavisë] kërcënimi ynë më i madh ishin tensionet etnike, në dekadën e kaluar kjo është demografia: gjithnjë edhe më shumë njerëz po largohen”. Sipas disa statisticienëve, Maqedonia e Veriut, anëtarja më e re e NATO-s, mund të humbasë deri në një të katërtën e popullatës së vet pasi ishte vendi i vetëm që u nda në paqe nga Jugosllavia në vitin 1991. Askush nuk e di me siguri pse ky vend nuk ka bërë regjistrim nga viti 2002, një vit pasi është anashkaluar për pak lufta qytetare, kur rebelët etnikë shqiptarë kërkuan të drejta më të mëdha nga popullata shumicë maqedonase. Në vitin 2002, në regjistrim janë regjistruar 2.1 milionë njerëz në vend. Analiza e evidencës së personave të lindur dhe të vdekur, si dhe bazat tatimore dhe bazat e tjera me të dhëna, ndikoi që shumica e ekspertëve të nxjerrin përfundimin se popullata reale është rreth 1,6 milionë. “Tendencat janë krejtësisht të qarta dhe askush nuk parashikon që kjo rënie të ndalojë apo të ngadalësohet”, deklaroi z. Pendarovski për “Financial Times” në margjinat e konferencës së sigurisë “Globsek” në Bratislavë. Regjistrimi i planifikuar për këtë vit është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të cilat duhej të mbaheshin tetorin e kaluar kur Presidenti i Francës, Emanuel Makron, i bllokoi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që t’i hapin negociatat për aderim në BE. Socialdemokratët që ishin në pushtet propozuan që regjistrimi të mbahet në prill vitin e ardhshëm, por kjo do të jetë kontestuese për shkak të implikimeve të tij mbi marrëveshjen e ndjeshme për ndarjen e pushtetit etnik mbi të cilin bazohet udhëheqja e Maqedonisë së Veriut. Regjistrimi në të kaluar është shtyrë për shkak të papërgatitjes që të përcaktohet ndarja e saktë e popullatës në maqedonas, shqiptarë dhe pakicat e tjera.

Partia nacionaliste VMRO-DPMNE-ja, e cila mbështetjen e vet e merr para së gjithash nga maqedonasit etnikë, e akuzoi qeverinë për “shfrytëzim të regjistrimit për krijim të tensioneve etnike” dhe se “punojnë në falsifikimin e tij”. Socialdemokratët, nën udhëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, u përpoqën të tërheqin votues etnikë shqiptarë me sloganin “Një shoqëri për të gjithë”. Si edhe në vende të tjera në Evropë, mplakja e popullatës është barrë për financat publike. Maqedonia e Veriut ka përafërsisht 350.000 pensionistë, kurse në vitin 2018 subvencionet shtetërore për Fondin e pensionit ishin ekuivalente me 4,5 përqind të prodhimit bruto-vendas. Edhe pse remitancat prej 1,7 miliarda euro në vitin 2019 e mbuluan deficitin tregtar të vendit prej 1,6 milionë eurosh të atij viti, Branimir Stojanoviq, ekonomist në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike dhe ish-këshilltar i ministrit të financave, tha se rënia demografike dhe emigrimi “e zvogëlojnë kapacitetin njerëzor dhe potencialin afatgjatë për zhvillim ekonomik”. BE-ja në fund e miratoi fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut nga fundi i marsit. Por aderimi në bllokun e 27 vendeve ndoshta nuk do të jetë bar mjekësor për problemin me depopullimin: edhe Kroacia dhe Bullgari fqinje e përjetuan emigrimin e madh pasi u bënë anëtare.

Shefi i diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, deklaroi për FT se 200.000 bullgarë janë kthyer në vend në mars, kur pandemia me virusin korona e kapi të gjithë Evropën. Ajo tha se “njerëzit u kthyen sepse ndjehen më të sigurt në shtëpi, në Bullgari”. Znj. Zaharieva tha se qeveria e saj po punon me kompanitë e mëdha me të cilat po përpiqen bashkërisht të gjejnë punë që t’i mbajnë këta njerëz në Bullgari pas përfundimit të pandemisë. Sipas hulumtimit të janarit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Bullgarisë, 60% e të rinjve që studiojnë ose punojnë jashtë shtetit, dëshirojnë të kthehen në Bullgari nëse mund të gjejnë punësim përkatës. Me shpresë se do të fitojë nga kthimi i përkohshëm i qytetarëve gjatë pandemisë, qeveria nisi fushatën “Bullgari të do”. Ndërkohë, për Maqedoninë e Veriut, hapi i parë është të zbulojë sa njerëz jetojnë me të vërtetë në vend, pas pothuajse një gjenerate supozimesh. Regjistrimi i ardhshëm do të japë, gjithashtu, të dhëna të rëndësishme në një numër të madh fushash të tjera, duke përfshirë edhe normën e punësisë dhe fertilitetit. “Është absolutisht me rëndësi kyçe për vendin që të zbatojë regjistrimin vitin e ardhshëm sepse nuk janë të mundshme politikat e shëndetshme në cilën do fushë pa të dhëna të sakta statistikore”, tha z. Pendarovski. “Momentalisht të gjitha të dhënat vitale statistikore bazohen në vlerësime, kurse kjo nuk është diçka që duhet ta bëjë një administratë serioze”.

Burim: www.ft.com/content/5dafc7e1-d233-48c4-bd6b-90a2ed45a6e7?shareType=nongift

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....