Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për emisionin “24 analizë” të Televizionit 24, foli mbi çështjet aktuale në fushën e politikës së jashtme në vend, për propozimin e kryesisë franceze për tejkalimin e bllokadës me Bullgarinë, mbi mundësitë për miratimin e Kornizës negociuese, si dhe i komentoi kërkesat e palës bullgare për ndryshim të Kushtetutës, si dhe deklaratat e Kishës Ortodokse Bullgare.
Në këtë intervistë Presidenti Vlerësoi se çështjet historike dhe mosmarrëveshjet për gjuhën nuk e kanë vendin në Kornizës negociuese, duke theksuar se ajo nuk mund të miratohet në ne nuk themi “po”. Në lidhje me propozimin e kryesisë franceze me BE-në, Presidenti Pendarovski tha se ne deri tani “nuk kemi parë dokument të shkruar” por se ekziston komunikim midis palëve dhe është e nevojshme të shihet propozimi final në suazat e BE-së për përmbajtjen e tërësishme.