Perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit dhe dialogut me Republikën e Bullgarisë, rezultati nga vizita e kryeministrit bullgar, Kirill Petkov, si dhe çështje aktuale nga politika e brendshme, ishin një pjesë e temave të bisedës së Presidentit Stevo Pendarovski në intervistën për TV 24.
“Jemi larg situatës në të cilën do të themi se puna ka përfunduar, ose madje edhe se ka kaluar në drejtim pozitiv. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos nxitojmë, sepse bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme të interesit më të lartë nacional dhe shtetëror. Duhet konsensus më i gjerë shoqëror dhe duhet të mendohet mirë çdo hap i ardhshëm”, tha Presidenti Pendarovski në intervistën për TV 24.