Intervistë e Presidentit Stevo Pendarovski për Agjencinë Shtetërore MIA

16 Janar 2021 | Intervistat

Në këto hapësira regjistrimi lidhet me operacion politik, sepse të drejtat e njeriut shikohen ende, para së gjithash nëpërmjet prizmit nacional. Prandaj, na nevojiten deklarata konkrete se edhe pas ndryshimit të pushtetit askush nuk do të ketë qëllim të ndryshojë Kushtetutën dhe t’i tërheqë të drejtat, theksoi Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për MIA-n.

“Të mos ndezim zjarrin me agjenda të fshehura, sepse regjistrimi duhet të jetë operacion statistikor pa përzierje politike. Politika e opozitës që ta kritikojë pushtetin është legjitime, por do të desha të shoh që propozimet konstruktive nga opozita për regjistrimin të pranohen”, rekomandon Presidenti Pendarovski.

Në intervistën për agjencinë shtetërore, Presidenti u jep përgjigje edhe pyetjeve aktuale për skenën e brendshme politike, flet për marrëdhëniet ndërkombëtare, proceset eurointegruese si dhe për marrëdhënie bilaterale me Republikën e Bullgarisë, për pritjet për ndryshimin pas zgjedhjeve në politikën bullgare, por edhe për opsionet të cilat i kemi nëse pozicioni bullgar mbetet konstant.

“Bëhet fjalë për një qasje të iniciuar nga ana jonë, për të cilën shpresoj se pala bullgare do të dakordohet, e cila duhet të ndërtojë përsëri atmosferën e besimit, që të mund të bisedojmë për të gjitha çështjet. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj marrëveshjeje të re, shtojcë në marrëveshje, protokoll apo aneks”, thotë Presidenti Pendarovski në intervistën për MIA-n, duke nënvizuar edhe njëherë se çështjet e identitetit për ne nuk janë temë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....