Intervistë e Presidentit Stevo Pendarovski për Radion “Evropa e Lirë”

21 Qershor 2020 | Intervistat

Unë mendoj se pjesë të Qeverisë i zbatuan në mënyrë të përzgjedhur masat, dispozitat dhe ligjet, për bashkësitë fetare mendoj, konkretisht, se kontribuuan që të përhapet edhe më shumë virusi, thotë për REL Presidenti Stevo Pendarovski me të cilin biseduam edhe për zgjedhjet dhe për sfidat e sigurimit, nacionalizmin para zgjedhjeve, idenë për kryeministër shqiptar, zgjidhjen e çështjes kosovare dhe marrëdhëniet me Bullgarinë dhe me Serbinë.  

Gazetari: Zoti President, vala e dytë e virusit korona, zgjedhjet janë caktuar më 15 korrik, por së pari t’Ju pyes, Ju paralajmëruat për pasojat nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjet. Thatë se ka përpjekje për destabilizim dhe për krizë siguriе në kontekst më të gjerë? A mendoni për zgjidhjen e Serbi-Kosovë; Rusisë apo ndoshta Ju dalluat ndikime të caktuara të jashtme te strukturat politike në Maqedoni?   

PRMV: Pamja është pak më komplekse dhe nuk ka të bëjë vetëm me ato punë të cilat i përmendët ju. Nëse mbani mend, unë në konferencën time të parë për shtyp mendoj se ishte me rastin e gjendjes së parë të jashtëzakonshme në afat prej 30 ditësh në mars, paralajmërova se në atë periudhën shërbimet tona kanë parandaluar disa përpjekje për ndikim me propagandë politike, me lajme të rrejshme etj., megjithatë në periudhën e kaluar kjo nuk ka ndalur, por ky është vetëm një nga segmentet të cilat mendoj se duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe nga 15 korriku edhe pas 15 korrikut.

Pse është më e koklavitur pamja? Nјë periudhë më të gjatë, siç është e gjithë bota e përfshirë nga korona, ne jemi praktikisht në një krizë të thellë shëndetësore. Çdo shtet mbahet me ato kapacitete të cilat i ka, megjithatë është e pakontestueshme se kjo po zgjat me muaj, si po i shteron kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor si dhe resurset e tjera, si dhe se do të zgjasë edhe disa muaj, ndoshta deri në dy vjet, derisa të gjendet vaksinë. Domethënë, kemi krizë të pakontestueshme shëndetësore.

Kemi elementë të krizës juridike-kushtetuese, sepse parlamenti është i shpërndarë, kemi qeveri teknike dhe ishte problem se si të qeverisej në atë periudhë. Në lidhje me dispozitat me fuqi ligjore kemi qëndrime kontroverse. Në lidhje me vendosjen e gjendjes së dytë, të tretë e kështu me radhë kishte, gjithashtu, qëndrime kontroverse, kemi pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të vërtetojë se a është kjo kushtetuese. Domethënë, kemi, them, boshllëqe juridike-kushtetuese, të cilat plotësoheshin në ecje, sepse për herë të parë në historinë tonë kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo gjë nuk ishte e thjeshtë të jetë si duhet as nga aspekti juridik, sepse nuk mund të improvizoni edhe me ekuilibrime juridike të përpiqeni të mbyllni boshllëqet që ishin të shumta në atë udhë.

Arrijmë te kriza politike. Ne kemi qeveri teknike, e cila kishte vetëm një detyrë, të përgatisë zgjedhje. Meqenëse zgjedhjet janë prolonguar për arsye të njohura, për shkak të koronës, ne në Qeveri kemi praktikisht dy koka, kemi parti politike nga pozita dhe opozita, të cilat brenda, të themi minimum, nuk funksionojnë në mënyrë ideale. Dhe kjo krijon vazhdimisht tensione politike. Para disa ditësh kishim, në një eveniment të njëjtë sigurie, nëse dëshironi ta quajmë kështu, dy polici në vendngjarje me agjendë të kundërt. Opinioni e di për se flas. Domethënë kemi, ta quaj kështu, elementë të një tensioni të lehtë politik brenda në qeveri dhe në fund e kemi kontekstin rajonal.

Të mos harrojmë, Kosova është me vite me radhë në kufirin tonë me status të pazgjidhur ndërkombëtar. Më 27 të këtij muaji, pas disa vjetësh po paralajmërohet rifillimi i atyre negociatave. Nga ajo se si do të përfundojë rasti apo problemi kosovar, si do të zgjidhet, ne dhe të gjithë në rajonin rreth Kosovës me siguri do të ndiejmë efektet, të mira apo të këqija, do të shikojmë.

Gazetari: Kësaj i ka pararendur një dramë politike prej disa muajsh, si dhe për çdo gjë tjetër. Ju shpallnit gjendje të jashtëzakonshme për shkak të numrave të të sëmurëve, pastaj e ndërpretë me arsyetimin se kjo ka qenë sepse janë përmbushur parametrat ekonomikë, pastaj e shpallët përsëri për shkak të zgjedhjeve. A ndieni manipulim nga partitë politike edhe ndaj Jush, drejtpërdrejt?

PRMV: Jo. Mendoj se këtu kishte keqkuptim nga publiku, një pjesë me vetëdije, një pjesë pa vetëdije, sepse me të vërtetë situata është unike, u përpoqën ta interpretojnë atë kështu. Numri i të infektuarve, dhe i të vdekurve nga aspekti njerëzor nuk është i parëndësishëm, por unë me gjendjen e jashtëzakonshme mundësova që Qeveria të qeverisë në një kohë kur nuk kemi parlament, domethënë, Qeveria të jetë në të njëjtën kohë edhe parlament, të miratojë ligje, dhe Qeveria – t’i zbatojë ligjet. Dhe në këtë situatë është e logjikshme që ju, që të mund të qeverise, jepni për arsye politike gjendje të jashtëzakonshme. Nuk jepni për shkak të numrit të të infektuarve. Ndërkohë, meqenëse në fillim na befasoi, ne nuk kishim kaq resurse, në pjesën e pajisjeve mbrojtëse mjekësore, në pjesën e atyre që mbetën pa punë, kishim për herë të parë në shtet orë policore dhe derisa të gjendet Qeveria, derisa të sigurojë nëpërmjet dekreteve me fuqi ligjore rezerva të mjaftueshme, resurse të mjaftueshme që t’i kundërvihet kësaj gjendjeje dhe t’i ndihmojë njerëzit që mbetën në shtëpi, që nuk mund të punonin dhe mbetën pa të ardhura, prandaj ishte e domosdoshme gjendja e jashtëzakonshme që të mund të qeveriset në një situatë të tillë. Tani unë nuk them se ka më pak, se korona është në kontroll, megjithatë them se Qeveria më informoi me shkrim se ka rezerva të mjaftueshme madje deri në fund të vitit, resurse financiare e resurse të tjera që t’i kundërvihet koronës, kjo është.

Gazetari: A po ndizet nacionalizmi tani para zgjedhjeve?

Tezën time për nacionalizmin para zgjedhjeve, e kam thënë edhe më parë gjatë viteve. Nuk mendoj se luan një rol të rëndësishëm apo dominues, as rol vendimtar për faktin se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve. Shpërthimet e tilla të caktuara të nacionalizmit, të cilat mua më duket se janë të drejtuar me vetëdije nga mediat që të arrijnë efekte te një pjesë e caktuar e popullatës.

Kush i drejton?

Partitë politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhje. Ato që dëshirojnë të arrijnë rezultat dhe konsiderojnë se elektorati i tyre partiak, votuesit e supozuar dëshirojnë ta dëgjojnë këtë, megjithatë, kjo është të themi dekor normal ballkanik edhe në zgjedhjet tona edhe në zgjedhjet rajonale rreth nesh. Por, ajo që unë e pohoj me vite me radhë është fakti se pushteti në vendin tonë fitohet dhe humbet në dy çështje të tjera – si punoni në ekonomi dhe si ballafaqoheni me krimin dhe korrupsionin.

Gazetari: Çfarë mendoni për idenë e BDI-së, për kryeministër shqiptar?

PRMV: Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese, politike apo ligjore që edhe kryeministri të jetë shqiptar. Nuk hyj në atë se cilat janë motivet e tyre partiake, i kam të qarta, megjithatë nuk shoh asnjë pengesë që ta theksojnë atë si kërkesë të vetë politike para partnerëve të tyre potencialë në qeverinë e ardhshme, nëse gjendet në një situatë të tillë. Atë që dua ta them unë në këtë kontekst është se deri më tani partia në pushtet, përkatësisht kryetari i partisë më të madhe në shumicën pushtetare ka qenë çdo herë kryeministër, me dy përjashtime të vogla. Kryeministri, sipas vendosjes sonë në sistemin politik, është figura më e fuqishme politike, atë e dimë të gjithë. Edhe kryeministri e përcakton kursin e shtetit, nëpërmjet të gjitha resurseve, nëpërmjet buxhetit etj. Deri më tani, vetëm në rastin e qeverisë eksperte të zotit Klusev në vitin 991-1992, ndodhi një eksperiment specifik politik kur ende nuk kishim përvojë të madhe pluraliste pas pavarësimit tonë dhe vetëm në vitin 1994-1995 kishte një periudhë të shkurtër kur Hari Kostov ishte kryeministër, kurse nuk ishte kryetar i partisë më të madhe në pushtet, por kjo ndodhi kështu sepse partia më e madhe në pushtet nuk kishte kryetar të partisë.

Gazetari: Si i vlerësoni masat e Qeverisë në luftën kundër virusit korona? Jemi dëshmitarë se pushtetet shëndetësore propozojnë masa të caktuara, të cilat, Qeveria, megjithatë nuk i ka zbatuar deri në fund. Për shembull, festat fetare.

PRMV: Në nivel të zgjidhjeve sistematike kundër pandemisë në shtetin tonë nuk dallohemi shumë nga mjedisi i drejtpërdrejtë që na rrethon, as nga shtetet e tjera në botë, më pak apo më shumë. Praktikisht bërthama e kësaj, e atyre politikave, e atyre masave ishin rekomandimet e OBSH-së. Por, është normale që shtetet të cilat nuk kanë resurse të tilla dhe shtetet të cilat në kuptimin historik janë pavarësuar para një kohe të shkurtër, dhe nuk kanë memorie më të gjatë institucionale të planifikojnë në mënyrë strategjike dekadat me radhë dhe dekadat ku do të  ndodhin shpërthime të tilla të sistemit, t’i quaj kështu. Domethënë masat ishin ato, por në pjesën e zbatimit të masave ne dështuam, si shtet them, por ky nuk është dështim i Qeverisë në tërësi, ky është dështim i disa segmenteve të rëndësishme të shoqërisë dhe kuptohet dështim i një pjese të qytetarëve të cilët nuk janë ende të vetëdijshëm se ato masa duhet të zbatohen, sepse kjo është e vetmja mënyrë e parandalimit të një sëmundjeje ngjitëse të tillë.

Gazetari: Por, nga festat fetare e këndej, filloi ajo valë e dytë për të cilën tani flet edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, kështu që Qeveria megjithatë mund ta parandalonte.

PRMV: Jam dakord se Qeveria mundej. Unë mendoj se pjesë të Qeverisë, duke i zbatuar në mënyrë të përzgjedhur masat, dispozitat dhe ligjet në lidhje me bashkësitë fetare, mendoj konkretisht se kontribuuan që të përhapet virusi,  megjithatë nuk mund t’i përjashtoni nga përgjegjësia edhe liderët kryesorë fetarë apo liderët e veçantë rajonalë fetarë në BFI dhe në KPM të cilët vepruan tërësisht pa përgjegjshmëri ndaj shëndetit të vet dhe shëndetit të besimtarëve, midis të tjerash, kur bënë thirrje për festim apo ndjekje të protokolleve kishtare apo fetare pa i respektuar tërësisht rekomandimet. Unë e thashë këtë gjë edhe në konferencën time të parë për shtyp me rastin e gjendjes së parë të jashtëzakonshme, nëse Arabia Saudite mund t’i mbyllë me çelës xhamitë, nëse është e mundur që vetë papa, tërësisht i vetëm, të mbajë meshë, nuk shoh ndonjë arsye pse kishat dhe xhamitë tona të jenë pjesërisht të hapura. Dhe ne në ato dy besime  më të mëdha fetare në mënyrë të përzgjedhur t’i zbatojmë dispozitat, ose punojnë ose nuk punojnë.

Gazetari: Na presin negociatat me BE-në. A është e mundur veto nga Bullgaria? Thatë se Goce Dellçev është ndierë si bullgar, pastaj u distancuat nga deklarata e këshilltarit tuaj Denko Maleski për realitetin e ri të gjuhës maqedonase dhe thatë se nëse kjo është gjuha atëherë nuk na duhet BE-ja?

PRMV: Nuk kam folur asnjëherë se si janë ndierë njerëzit në të kaluarën, domethënë nuk flas për ndjenja, por çfarë ka shkruar dikush në dokument, sepse vetëm kjo mund të kontrollohet sot. Cili si është deklaruar dhe sot dhe atëherë është e dukshme, e dhënë nga dokumentacioni. Përndryshe ndoshta duhet të jap një shpjegim të shkurtër në lidhje me deklaratën e profesor Maleskit, ku dallohem unë nga ai. Unë nuk mendoj se populli maqedonas ka dalë nga populli bullgar. Me të njëjtin kuasi-argumentim mund të themi se populli maqedonas në një pjesë ka dalë nga populli serb në të kaluarën dhe nga populli grek. Etnogjeneza, të gjitha ato procese nuk zhvillohen në këtë mënyrë, një popull të lindë nga një tjetër. Ka shumë përzierje, ka shumë ndikime sidomos në këtë hapësirë që edhe sot e kësaj dite jemi mjaft heterogjenë në atë kuptim dhe nuk mendoj se kjo shkon kështu – deri në njëmijë e nëntëqind e diçka kemi qenë bullgarë, pastaj kemi qenë maqedonas dhe se i gjithë populli maqedonas ka dalë nga populli bullgar, domethënë në atë pjesë. Megjithatë kjo është e drejta e një intelektuali ta thotë mendimin e vet dhe prandaj mendoj se nuk duhet të ketë sanksione të tjera.

Gazetari: A prisni veto?

PRMV: Jo. Mendoj se Bullgaria e mësoi leksionin nga dekadat e mëparshme, në kuptimin se mund të ishte lojtari më i madh rajonal, gjeopolitik dhe gjeoekonomik, kurse nuk e ka bërë këtë gjë dhe nuk duhet të hyjë në matricat e shekullit të 19 dhe 20. Mendoj se nuk do të hyjë elita e tërësishme politike bullgare, sepse do të dojë në shtetin tonë të jetë e pranishme në tjetër mënyrë, më shumë në tjerë mënyrë, jo me bllokada dhe me veto, dhe mendoj se është mirë që ta shohin shembullin me Greqinë. Pas Marrëveshjes së Prespës, Greqia u pozicionua si lojtari kryesor rajonal i cilit me vite dhe dekada me radhë nuk kishte qasje nga kjo pjesë jugore drejt Evropës, sepse kishte një kontekst i cili vazhdonte.

Gazetari: Si janë tani marrëdhëniet me liderët serbë pas asaj retorike të ashpër nga Beogradi, se është më mirë të heshtni në gjuhën të cilën vetëm Serbia na e ka pranuar? Këto ishin deklaratat e Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe Ministrit të mbrojtjes Aleksandër Vulin, si reagim ndaj deklaratës suaj se do të kishte pasoja të dëmshme mbi të gjithë rajonin një ndryshim eventual i kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

PRMV: Nuk konsideroj se duhet të përgjigjem, sepse deklarata ime për Kosovën dhe negociatat Kosovë-Serbi është e qartë si kristal, kush dëshiron ta kuptojë do ta kuptojë, kush ka motivim tjetër politik nuk do ta kuptojë dhe do ta komentojë në këtë mënyrë. Gjuha maqedonase është e njohur nga e mbarë bota. Formalisht nga viti 1974 me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë, e cila ishte anëtare e OKB-së, ku gjuha maqedonase është njohur ndërkombëtarisht në organizatën më të madhe globale në botë. Atëherë ka qenë kështu, dhe sot është kështu, dhe kjo është kështu jo vetëm për shkak të Marrëveshjes së Prespës.

Gazetari: Kishte indikacione se mund të ndodhë ndryshim i kufijve.

PRMV: Unë reagova ndaj disa ideve të cilat zhvillohen në margjinat e atij terreni edhe sot e kësaj dite. Më 27 është paralajmëruar rifillimi i atyre negociatave. Unë nuk them se ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje e problemit kosovar. Ajo që duhet ta them unë, sepse është obligimi im si presidenti i këtij vendi, është fakti se ndryshimi i kufijve nuk duhet të lejohet të çojë në efekt domino në rajon dhe se nuk duhet të prekë dhe nuk duhet të shkelë assesi kufijtë tanë, dhe gjithashtu kërkojmë kufij të qartë ndërkombëtare nëse një zgjidhje e tillë do të gjendet në tavolinë dhe nëse pranohet edhe në Beograd edhe në Prishtinë.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...