Në intervistë për televizionin Sitell, Presidenti Stevo Pendarovski foli mbi rezultatet e Samitit të NATO-s, që u mbajt në Madrid, mbi temat kryesore për të cilat diskutuan aleatët, për luftën në Ukrainë, ftesat dërguar Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në aleancë dhe Memorandumin e mirëkuptimit që u arrit aty, si dhe për pozitën e Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht Presidenti Pendarovski në këtë intervistë flet mbi procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me Bullgarinë dhe dha koment për propozimin e modifikuar nga kryesia franceze për tejkalimin e bllokadës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me procesin eurointegrues.