Deklaratë për media

13 Qershor 2025 | Intervistat

Pyetje: A planifikoni takim me kryeministrin bullgar në Hagë?

Presidentja Siljanovska-Davkova: Nuk mund t’ju përgjigjem nëse po planifikoj, sepse për një takim të mundshëm bisedova me z. Antonio Koshta. Propozimi ishte i tij. Ndërkohë, unë nuk e di. Unë do të jam atje, nëse është radha ime. Përndryshe, dihet, është radha të bisedojmë me homologun. Por, ja, nuk ka problem. Megjithatë, kjo nuk varet prej meje. Pra, varet nga, nuk dëshiroj ta përdor shprehjen, unë ngurroj të përdor palën tjetër – nga fqinjtë tanë. Sigurisht, ne jemi aq afër dhe mund të bisedojmë diku afër, por sugjerimi erdhi nga z. Antonio Koshta. Ai tani, kur unë isha në Nicë, më informoi se z. Radev nuk do të vijë në samitin e NATO-s, por kryeministri do të vijë. Ja, kjo është ajo.

Pyetje: Lidhur me takimin e mundshëm me Zheljazkov, a është konfirmuar?

Presidentja Siljanovska-Davkova: Jo, jo, jo, jo. Shihni, ne nuk kemi propozuar z. Zheljazkov për të konfirmuar. Por, me sa duket, kjo është diçka që nëse propozohet nga pala europiane, domethënë nga kryetari i Këshillit Europian, atëherë duhet të vijë prej andej. Përndryshe, unë jam e gatshme për të biseduar. U takuam disa herë me z. Radev, ai i di qëndrimet e mia, më falni, qëndrimet tona kombëtare. Edhe z. Antonio Koshta i di ato, i dinë edhe të tjerët. Pra, gjithmonë them se mund të vijë koha, kreativiteti europian të dalë në pah, që e kemi parë shumë herë ose e kemi parë herë pas here, duke përfshirë edhe në këtë rast. Për të mirën e rajonit dhe për hir, ndoshta, të procesit më të rëndësishëm në Europë në këtë moment – procesit të zgjerimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit