Me rastin e aplikimeve të dorëzuara nga Finlanda dhe Suedia për anëtarësim në NATO, Presidenti Pendarovski e dha këtë deklaratë:
“Dorëzimi i njëkohshëm i sotshëm i letrave zyrtare për kërkim të pranimit në Aleancën më të fuqishme ushtarake është shkrim edhe i një faqeje tjetër i ndryshimeve historike në aleancë. Unë sinqerisht e përshëndes dhe e mbështes kandidaturën e këtyre vendeve të rëndësishme për prosperitetin dhe sigurinë e Evropës. Fatkeqësisht, fakti që vendet me neutralitet ushtarak tradicional vendosin me shumicë të madhe ta ndryshojnë atë, flet se rreziku për luftëra të reja përsëri po troket në derën evropiane. Me qëllim që paqja e qëndrueshme e dëshiruar botërisht të bëhet realitet, zgjerimi i Aleancës është një lajm i mirë.
E përshëndes këtë vendim dhe jap mbështetje për pranim të shpete të këtyre vendeve që padyshim do të kontribuojnë në sigurinë kolektive. Ky është vendim i vendeve sovrane të cilat kanë të drejtë për vendime personale sidomos kur bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarëve të tyre. Maqedonia e Veriut, si vendi anëtar më i ri në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike, ka nderin ta vazhdojë politikën e dyerve të hapura me partnerët tanë, Finlandën dhe Suedinë, duke e pasur parasysh sidomos kontekstin politik, të sigurisë dhe atë gjeografik.
Me anëtarësimin e plotfuqishëm të Suedisë dhe Finlandës, NATO-ja do të përforcohet sidomos në krahun e saj lindor, prej nga vijnë edhe sfidat më të mëdha, që është rast me agresioni ushtarak rus mbi Ukrainën.
Mandej, marrëdhëniet e përkryera bilaterale me këto dy vende miqësore, do të marrin intensitet edhe më të fuqishëm nëpërmjet aleancës së ardhme, me të cilën përforcohet edhe bashkëpunimi partner në sferën e interesit të përbashkët, duke përfshirë edhe mbështetjen e tyre parimore edhe për një aleancë tjetër në suazat e Evropës.