Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në hapjen e ekspozitës “Arti i mërzisë” në rezidencën e ambasadorit të BE-së në Shkup

19 Mars 2021 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në hapjen e ekspozitës “Arti i mërzisë”, që u vendos sot në rezidencën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Bëhet fjalë për vepra të artistëve maqedonas të gjeneratave të ndryshme, të inspiruar nga gjendjet e imponuara lidhur me pandeminë e kovid-19.

Duke e falënderuar ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir, për organizim të ekspozitës, Presidenti Pendarovski e vlerësoi si mënyrë origjinale për mbështetje dhe promovim të artistëve maqedonas.

“Kjo pandemi shkaktoi edhe largim nga njëri-tjetri, frikë, mërzitje, monotoni, por, njëkohësisht edhe nga kreativiteti, vizioni, shkathtësia dhe vullneti për krijim. Pikërisht artistët me idetë dhe energjinë e vet arrijnë t’i shndërrojnë dhimbjen, traumën dhe zymtinë e përditshmërisë sonë në vepra të mrekullueshme artistike. Më gëzon fakti që në këtë ekspozitë tematike me të vërtetë interesante kemi vepra nga gjenerata të ndryshme të artistëve maqedonas të cilët e prezantojnë me dinjitet skenën artistike maqedonase dhe dëshmojnë mbi qëndrueshmërinë e artit përballë shkurtësisë dhe kalimit të jetës”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar vepra të artistëve maqedonas: Petar Haxhi-Boshkov, Margarita Kiseliçka, Sasho Sazdovski, Goce Nanevski, Monika Moteska, Filip Vellkovski, Jasmina Gllavinçe, Igor Tanevski, David Atanasoski, Antonio Pirkoski dhe Aleksandar Eftimovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....