Presidenti Pendarovski e mori Raportin e KE-së mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022

12 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski theksoi se raporti i sivjetshëm ka rëndësi të veçantë, sepse është i pari pas fillimit të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian dhe fillimit të skriningut.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se raporti jep një pasqyrë të detajuar mbi gjendjet në shoqëri, por përbën dhe udhërrëfyes për punën e mëtejshme të institucioneve dhe fushave të cilave do të duhet t’u kushtohet vëmendje më e madhe.

Procesi aderues, sipas Presidentit Pendarovski, kërkon që të gjitha kapacitetet të drejtohen në realizimin e reformave të nevojshme dhe në atë kontekst e theksoi nevojën që të gjithë faktorët shoqërorë ta japin kontributin e vet në këtë proces.

Presidenti Pendarovski rekomandoi se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është mundësi e mirë që Bashkimi Evropian ta demonstrojë përkushtim e vet në integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, si përgjigja më e mirë ndaj rritjes së euroskepticizmit në rajon.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit