Takimi i Presidentit Pendarovski me euroambasadorin Gir

20 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir, i cili ia dorëzoi raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi që Komisioni Evropian e konstatoi përsëri përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e reformave të nevojshme dhe në raport e riafirmoi përgatitjen e shtetit për fillim të negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen për miratimin e shpejtë të kornizës negociuese nga Këshilli i BE-së dhe caktimin e Konferencës së parë ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut e cila do të shënojë fillimin e negociatave aderuese, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian.

Në këtë takim, biseduan mbi vlerësimet në këtë raport, i cili sipas Presidentit Pendarovski përfaqëson një pamje objektive mbi gjendjet në shtet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...