Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në hapjen e revistës së skautëve të Lidhjes së skautëve të Maqedonisë

13 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi kampin e Lidhjes së skautëve të Maqedonisë dhe mbajti fjalim në hapjen e revistës së 13-të të skautëve, që këtë vit mbahet në Krushevë me mbështetjen e tij.

Të nderuar skautë,
Të nderuar pjesëmarrës dhe organizatorë,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jem mbështetës i revistës së 13-të të skautëve të Lidhjes së skautëve të Maqedonisë, një nga organizatat më të vjetra dhe më të respektuara rinore te ne. Duke pasur parasysh se Lidhja këtë vit feston jubileun e madh – 70 vjet ekzistencë, do të dëshiroja t’ju uroj dhe ta shpreh publikisht mbështetjen time për aktivitetet tuaja.

Duke i përdorur njohuritë, shkathtësitë dhe përvojat tuaja të skautit, ju promovoni aktivizëm dhe jetë të shëndetshme te të rinjtë. Programet tuaja ndihmojnë për zhvillimin intelektual, psikik, social dhe emocional të njerëzve në moshë të re. Si një nga organizatat joqeveritare me më shumë anëtarë, ju kontribuoni në arsimin cilësor joformal, qytetarinë aktive dhe zhvillimin e përgjithshëm të bashkësisë.

Si pjesë e Rrjetit botëror të skautëve me rreth 150 lëvizje nacionale, uroj që edhe mandej ta realizoni misionin tuaj dhe ta përfaqësoni me dinjitet shtetin tonë në evenimentet ndërkombëtare.
Pikërisht edhe kjo revistë e 13-të, përveç se është eveniment me rëndësi të veçantë për Lidhjen e skautëve të Maqedonisë, është eveniment i rëndësishëm edhe në kalendarin e organizatës botërore të skautëve, që e dëshmon edhe numri i skautëve, mysafirë që kanë ardhur nga anë të ndryshme të botës.

Të dashur miq,

Nuk dyshoj se ky takim do të kontribuojë në përmbushjen e kohës së të rinjve duke ofruar mundësi për argëtim, por edhe mundësi për të mësuar dhe zhvillim në suazat e arsimit joformal. Në Krushevë keni kushte të jashtëzakonshme për qëndrimin dhe aktivitetet tuaja që do të kontribuojnë në përvetësimin e njohurive, përvojave dhe shkathtësive të reja, si dhe për shumë shoqërim dhe argëtim.

E di se organizimi i një evenimenti të tillë kërkon shumë mund, energji dhe përkushtim. Prandaj dëshiroj t’u shpreh mirënjohje udhëheqësve, anëtarëve dhe vullnetarëve të Lidhjes së skautëve të Maqedonisë për përgatitjet e kësaj reviste. Falënderim edhe për të gjitha ata që e ndihmuan logjistikisht dhe financiarisht revistën 13-të të skautëve.

Të nderuar,

Në fund, më lejoni t’i uroj të gjithë pjesëmarrësit që janë pjesë e kësaj reviste dhe e programeve të skautëve maqedonas. Ju dëshiroj të krijoni shoqëri që do t’ju mbeten në kujtesën tuaj. Përvetësoni shkathtësive dhe njohuri të reja, por krijoni dhe lidhni edhe miqësi të reja.

Duke pasur parasysh se kampi është gati, dhe të gjithë presin me padurim të fillojë revista, do të dëshiroja edhe formalisht ta shpall të hapur revistën e 13 të skautëve.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit