Takimi i Presidentit Pendarovski me Xhejms Rubin, përfaqësues special dhe koordinator i Qendrës për angazhim global i Departamentit të Shtetit amerikan

12 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Xhejms Rubin, përfaqësues special dhe koordinator i Qendrës për angazhim global i Departamentit të Shtetit amerikan.

Në këtë takim u bisedua mbi përpjekjet dhe mënyrat për ballafaqim me dezinformacionet dhe ndikimet e tyre mbi zhvillimin e proceseve demokratike në nivel global.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se dezinformacionet kanë potencial të ndikojnë mbi proceset e mëdha politike dhe qytetare edhe te ne edhe në botë dhe prandaj janë një prej kërcënimeve me prioritet mbi sigurinë nacionale në shumë shtete. Në këtë drejtim e theksoi nevojën për investim të përhershëm në resurse dhe shkathtësi për dallimin dhe zbulimin e tyre, si dhe krijimin e strategjive nacionale për përgjigje të gjerë ndaj dezinformacioneve.

Presidenti e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë të punojë aktivisht në përforcimin e rezistencës ndaj dezinformacioneve, në parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimeve të dëmshme, duke e përfshirë edhe rezistencën ndaj fushatave të dezinformacioneve të cilat kanë për qëllim të nxitin ndjenjat antiperëndimore te qytetarët maqedonas, si dhe të mbrojnë alternativa të paqarta të integrimeve evropiane.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit