Sot në Zyrën e Presidentit – “Të rinjtë Hab” u përgatitën dhe u dërguan pakot e para dedikuar qytetarëve të cilët janë më të goditurit nga epidemia e korona-virusit, duke filluar kështu projekti “Jemi vullnetarë për një shoqëri solidare”.
Zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje të gjithëve që mund të përfshihen me kontributin e vet, me qëllim që në këto ditë të vështira t’i ndihmojmë, secili në suazat e mundësive tona, ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë.
Për realizimin e kësaj iniciative, Kabineti do të bashkëpunojë me disa partnerë:
– Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Iniciativa #Rituitushqim, me fokus të uriturit dhe të pastrehët;
– “Dashamirësia” – Shoqata e qytetarëve për ndihmë të të pastrehëve, individëve dhe familjeve sociale të rrezikuara;
– Shoqata për zhvillim human-shoqëror – Projekti “Gëzimi”, me fokus fëmijët;
– “Ushqim për të gjithë – Banka për ushqim”, me fokus mbledhje të prodhimeve bujqësore, tregtare, bujqësore-industriale dhe shpërndarje të tyre te qytetarët socialë të rrezikuar.