Takimi i Presidentit Pendarovski me Johan Vadeful, zëvendëskryetarin i grupit parlamentar të CDU/CSU-së dhe shef i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

2 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Johan Vadeful, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU-së dhe shef i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Bashkëfolësit në këtë takim folën mbi ngjarjet aktuale politike në vend në kontekstin e aspirimeve maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe mbi gjendjet në rajonin më të gjerë. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski, shprehu pritjen për mbështetjen e mëtejshme të fuqishme gjermane për procesin e aderimit në Bashkimin Evropian dhe tha se përshpejtimi i proceseve integruese është në interes të stabilitetit politik, ekonomik dhe të sigurisë për të gjithë rajonin dhe për kontinentin evropian.

Presidenti Pendarovski dhe Vadeful e theksuan nevojën e zbatimit të reformave të domosdoshme thelbësore në të gjitha sferat me rëndësi për zhvillim papengesa të negociatave aderuese. Në këtë takim u bë fjalë edhe për marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë dhe partneritetit në NATO, ku u konstatua se të dy shtetet ndërtojnë vazhdimisht marrëdhënie miqësore dhe partnere dhe kanë një dialog intensiv politik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit