Takimi i Presidentit Pendarovski me Liam Kondon, drejtorin ekzekutiv të “Xhonson Meti”

18 Janar 2023 | Kumtesat

Në suazat e pjesëmarrjes në Forumin ekonomik botëror në Davos, Presidenti Stevo Pendarovski u takua me Liam Kondon, drejtorin kryesor ekzekutiv të kompanisë “Xhonson Meti”.

Presidenti Pendarovski theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë dhe investitorët e huaj në vendin tonë, si dhe e përshëndeti funksionimin e suksesshëm të fabrikës “Xhonson Meti” në Maqedoninë e Veriut, si shembull të mirë për relacionin afarist maqedonas-britanik.

Në këtë drejtim u shkëmbyen mendimi mbi planet për zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë në suaza globale, ku mund të përfshihet edhe vendi, si nxitje e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik bilateral.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit