Në suazat e aktivitetit, Kabineti i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënës nga SHBA-ja të cilët janë në qëndrim në vend si pjesë e programit Yes abroad të Këshillave amerikane për arsim ndërkombëtar – Maqedonia e Veriut.
Nxënësit që jetojnë në familje dhe shkojnë në shkolla lokale, patën mundësi të marrin pjesë në hapësirat në të cilat realizohen takimet zyrtare dhe të punës, në sallat ku mbahen takimet, evenimentet, solemnitetet dhe konferencat për shtyp, si dhe e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” të autorit – akademikut Gligor Çemerski, të vendosur në të dy muret e sallës Mozaik.
Vizitorët u takuan dhe biseduan me Presidentin Pendarovski për punën e tij, për kompetencat e presidentit dhe aktivitetet në Kabinet. Nxënësit gjatë vizitës i shkëmbyen përvojat e veta mbi aktivitetet e vullnetarëve dhe mbresat nga qëndrimi i deritanishëm në vend.
Kabineti i hapur si pjesë e projektit Ballë për ballë mundëson vizita në Kabinet dhe takime të drejtpërdrejta me Presidentin. Deri më tani institucionin e kanë vizituar disa mijëra qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare.