Kabinet i hapur në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski

17 Mars 2023 | Kumtesat

Sot, Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan nxënësit e SHKTH “Vllado Tasevski” nga Shkupi, në suazat e Kabinetit të hapur.

Nxënësit u takuan dhe biseduan me Presidentin Pendarovski mbi punën dhe mbi aktivitetet në Kabinet, kurse i vizituan edhe hapësirat në të cilat mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat ku organizohen solemnitete, mbledhje, seancat e Këshillit të Sigurisë dhe konferencat për shtyp.

Në Sallën Mozaik nxënësit e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, e një prej artistëve më të shquar maqedonas bashkëkohorë – akademikut Gligor Çemerski.

Në suazat e Kabinetit të hapur, Presidenti Pendarovski sot u takua edhe me Jane Vellkovskin, nxënësin e klasës së nëntë nga SHKTH “Dimitar Pop-Georiev Berovski” të cili i është diagnostikuar atrofi spinale muskulore (ASM).

Në këtë takim aktivisti i ri foli për qëndrimin e tij pozitiv, të mbjellë nga prindërit e tij që në moshë shumë të vogël, që i mundëson, në mënyrën e vet të bëjë gjithçka që bëjnë moshatarët e tij. 14-vjeçari Jane foli edhe për betejën e fituar me sukses për të marrë terapinë e domosdoshme, falë pasionit të tij më të madh, futbolli, që e ka nxitur që të angazhohet edhe për barazi në sport.

Ai e njohu Presidentin Pendarovski me aktivitetet e tij në drejtim të përparimit të të drejtave dhe për përparimin e përditshmërisë së fëmijëve me zhvillim atipik, si dhe pjesëmarrjen në Konferencën aktuale të 31-të për shërbime sociale, në Mbretërinë e Suedisë, kushtuar rolit të teknologjisë në promovimin e autonomisë dhe inkluzionit.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, në suazat e të cilit deri më tani Kabinetin e Presidentit e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit