#KabinetiHapur
Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vila Vodno janë të hapur për të gjithë qytetarët.
Kushdo që ka dëshirë dhe interes, do të ketë mundësi ta shikojë Kabinetin, hapësirat e punës në Vilë, të punësuarit në Kabinetin e Presidentit, sallat ku organizohen evenimente solemne, ngjarje, konferenca për shtyp, takime, mbledhje të Këshillit të Sigurimit, dhënia e letrave kredenciale për ambasadorët e huaj dhe aktivitetet e tjera zyrtare të Presidentit të shtetit.
Vizitorët do të kenë mundësi të informohen mbi historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit dhe të marrin pjesë në evenimente me karakter publik.
Vizitorët e deritanishëm në Vilën Vodno janë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe nga jashtë shteti, si edhe nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga vendi.
Për vizitë në objektin Vila Vodno, çdo qytetar mund të paraqitet në formularin në vijim.
* Të nderuar, për personat të cilët paraqiten për pjesëmarrje në Projektin “Kabinet i hapur”, bëhen kontrolle të rregullta të sigurisë, në bazë të të cilave do të shqyrtohen edhe kërkesat e tyre. Kontrollet e rregullta të sigurisë janë praktikë standarde për të gjithë vizitorët në Vilën Vodno, me qëllim që të mundësohet qëndrim i sigurt dhe i relaksuar dhe aktivitetet të zhvillohen pa pengesa.
Fletëparaqitja
