Kabineti i hapur me vizitorë nga Qendra republikane për mbështetje të personave me aftësi të kufizuar intelektuale “Mesazhi”

1 Qershor 2023 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan edukatorët dhe përdoruesit e qendrave ditore të Qendrës republikane për mbështetje të personave me aftësi të kufizuar intelektuale “Mesazhi”.

Vizitorëve u janë prezantuar të dhënat historike të objektit, janë informuar për punën dhe kompetencat e Presidentit Pendarovski, kurse i vizituan edhe hapësirat në të cilat realizohen takimet zyrtare dhe të punës.

Duke e prezantuar funksionimin prej dhjetë dekadash, nga Qendra republikane për mbështetje të personave me aftësi të kufizuar intelektuale “Mesazhi” informuan se nëpër vite është krijuar një rrjet i organizatave lokale nëpër të gjithë shtetin aktivitetet e të cilit janë në drejtim të ngritjes së vetëdijes publike në lidhje me nevojat dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar intelektuale dhe të familjeve të tyre, si dhe përparimin e mundësive ligjore për realizimin e të drejtave të tyre njerëzore duke i kushtuar vëmendje të veçantë procesit të zbatimit të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Duke e shprehur mbështetjen e tij për aktivitetet e tyre për inkluzion më të madh të personave me aftësi të kufizuar intelektuale në jetën shoqërore dhe sociale, Presidenti Pendarovski theksoi se puna e tyre kontribuon në krijimin e shoqërisë me mundësi të barabarta për të gjithë.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, i iniciuar që të mundësohet realizimi i takimeve të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Stevo Pendarovski. Në suazat e aktivitetit Kabinetin e vizitojnë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, organizata, studentë nga vendi dhe nga jashtë, si edhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga vendi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit