Kabineti i Presidentit dhe Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

25 Korrik 2022 | Kumtesat

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me qëllim të ndërmarrjes së aktiviteteve të koordinuara në drejtim të promovimit të mbrojtjes dhe sigurimit të përmbushjes së tërësishme dhe të barabartë të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Memorandumi u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Mile Boshnjakovski dhe kryetarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje të diskriminimit, Kire Vasilev.

Në përputhje me memorandumin, të dy institucionet u dakorduan të bashkëpunojnë në raport me aktivitetet promotive dhe fushatat për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, mbështetje gjatë organizimit të konferencave ndërkombëtare dhe evenimenteve nga fusha e mbrojtjes nga diskriminimi, bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në aktivitete dhe trajnime me organizim të Qendrës presidenciale për edukim politik, si dhe shkëmbim të mendimeve profesionale në fushën e propozimeve dhe parashtresave lidhur me mbrojtjen nga diskriminimi.

Me këtë Memorandum afirmohet interesi për përforcim të bashkëpunimit të ndërsjellë në mbështetje të aktivitetet për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi i qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit